Pas kërkesës së presidentit, Ilir Meta i cili i është drejtuar përmes një kërkesë KQZ, ku i kërkon informacion sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë aktualisht kanë ardhur edhe reagimet e para.

Kujtojmë se kjo lëvizje e Presidentit vjen ndërkohë që vetëm pak orë më parë, tha se ishte zgjedhur nga një Parlament legjitim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Kërkesa e Metës për KQZ-në/ Shalsi: Është me të shoqen apo me Presidencën, shqiptarët e dinë se me kë


Pas kërkesës që presidenti Meta bëri ditën e sotme ndaj KQZ ku kërkonte shpjegime rreth numrit të deputetëve të Kuvendit ka reaguar, deputeti i PS Eduart Shalsi.

Shalsi ka thënë për Report Tv, se Meta nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes se në cilën anë është, në atë të opozitës apo presidencës.

"Nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes. Sot e kësaj dite përpara çdo shqiptari që shtron pyetjen Meta është me të shoqen apo me institucioni që ai përfaqëson. Ai nuk arriti të ngrihet në nivelin e presidentin. Ne një  kohë ku vendi ishte nevojë për një presidenti  të urtë e të mençur nuk arriti të sillej në një mënyrë siç duhej. Objektivi i tyre është shumë i qartë. Ai duhet të  dilte të thoshte unë i përkas opozitës. Në fakt shqiptarët e dinë se ai është pjesë e opozitës. "