Kryetari i grupit Parlamentar në Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur pas rrëzimit nga Konferenca e Kryetarëve të kërkesës së opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

‘Mendoj se opozita ka plot instrumenta të kontrollit parlamentar për të adresuar propozimet e veta. Në kërkesë nuk ka asnjë fakt dhe asnjë indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e një komisioni hetimor. Janë tepër të qarta ato që ka përcaktuar Kushtetuta, e drejta e Kuvendit nuk është e pakufizuar. Duhet të përqaset me nevojën e identifikimit të fakteve konkrete. Të hetosh të gjitha kontrata dhe hapësirën e ligjin nuk është objekt i komisionit hetimor. Të enjten do të parashtroj të gjitha qasjet e grupi parlamentar.’- tha Balla.


Lajmi kryesor:

Rrëzohet sërish kërkesa e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike! PS: S'ka fakte! Alibeaj: Do ju tregojmë pse trembeni