Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore, mazhoranca nuk do të votojë 'Bechettin', votë pro '25 prillit' dhe 'inceneratorëve' me ndryshim objekti

Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

Burime  nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

Tre problematikat që Partia Demokratike i ka ngritur prej kohësh dhe që i ka pasur një kartë të rëndësishme të aksionit opozitar, tashmë i kanë kërkuar që të diskutohen në 3 Komisione Hetimore,  për zgjedhjet e 25 prillit që i quajnë “masakër zgjedhore”, për çështjen Becchetti ku Shqipëria ka humbur përballjen me sipërmarrësin italian në një Gjykatë Arbitrazhi dhe duhet të paguajë 110 mln euro si edhe për Inceneratorët që e kanë cilësuar një aferë mafioze, ku Lulzim Basha tha se kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.

Nëse do të ngrihen këto Komisione, fjalën e fundit do e thotë Kuvendit, dhe sipas asaj që shkruhet në Kushtetutë, në nenin 77 pika 2, për Komisionet Hetimore mjafton që të bëhet kërkesa nga 35 deputetë dhe Parlamenti e ka detyrim që të caktojë komision hetimi.

Ndaj edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka nënvizuar se për Partinë Socialiste ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen "Becchetti" bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit, ndaj edhe duhet menduar mirë edhe nga opozita.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Komisionet Hetimore, PS: 'Becchetti' bie ndesh me Kushtetutën, dëmton interesat e Shqipërisë në proceset juridike

 

Për Partinë Socialiste ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen "Becchetti" bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.

"Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor", tha në një prononcim për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reali: 11/10/2021 11:41

    Pse nuk i votoni o hajduta se jeni vete me faj ndaj.Votojini edhe te dale ne shesh e verteta se kush ka faj.Hajduta te pangopur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja