Partia Demokratike i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që të thërrasë pa vonesa mbledhjen e radhës të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit me qëllim prezantimin e raportit nga relatorët dhe kalimin e çështjes për shqyrtim në senacën plenare më të afërt, për pavlefshmërinë e mandatit të ministres Olta Xhaçkës.
Këshilli i mandateve votoi unanimisht më 16 shtator për shtyrjen me dy javë për hartimin e raportit final për ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Pas kërkesës së PD-së, për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetja e PS, Klotilda Bushka kërkoi dy javë kohë për të bashkërenduar kërkesat e Partisë Demokratike.
Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik. Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.
Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj. Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti. Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua një tjetër post ministror, ai i Ministrisë së Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.
Keshilli i Rregullores dhe mandateve