Kërkesa e Prokurorisë, Alibeaj
në Kuvend:Tahiri të arrestohet

Kërkesa e Prokurorisë, Alibeaj<br />në Kuvend:Tahiri të arrestohet<br>
E ndërsa Saimir Tahiri deklaroi se mirëpret cdo vendim nga Kuvendi, deputeti i PD Alibeaj kërkoi miratimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Sipas deputetit të PD, Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt.

Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë.  Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Habilajt dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale.

Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indo edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.

Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge.

Kuvendi nuk kompetenca të vlerësojë provat apo besueshmërinë. Kuvendi ka detyrë që deputeti të sigurojnë që të mos jetë peng i veprimtarisë si parlamentar. Nga analiza e prokurorisë konstatohet se kërkesa tregon kushtet ligjore për arrestin. Janë trafikuar rreth 4 ton kanabis në Vlorë në banesën e Kocerrit, përgjimet nga Italia, 1800 fletë ku rezulton përfshirja e Tahirit, ku përfshirë marrjen e shpërblimeve të paligjshme.

Ekziston rreziku për prishjen e provave nga Tahiri. Masat e tjera të sigurimit janë të papërshtatshme. Prokuroria tregon se cdo masë tjetër përvec arrestit është e papërshtatshme, pasi përbën rrezik. Prokuroria tregon se përmbushen edhe kushtet për kontrollin e banesës dhe të Tahirit, pasi në banesë mund të fshihen prova ose sende që i përkasin veprës penale” deklaroi ai

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji