Kërkesa e publikut, “Don Kishoti”
ringjitet në Teatrin Kombëta

Kërkesa e publikut, “Don Kishoti”<br />ringjitet në Teatrin Kombëta
Komedia “Don Kishoti” do të rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar në datat 24, 25, 26 dhe 27 Nëntor.

Pas premierës deri në ne fundjavë kjo shfaqje është ngjitur 6 herë në skenë ku në sallë të mbushur plot, me rreth 500 vende, komedia është ndjekur nga një publik prej me 3 mije vetash.

Shfaqja rikthehet në skenë sërish për shkak të kërkesave të shumta të publikut.

Don Kishoti është interpretuar nga aktori Romir Zalla, i ndjekur nga Sanço Pança i luajtur nga aktori Gentian Zenelaj.

Zalla ka bërë një portretizim ët bukur të personazhit të njohur të Miguel De Servantesit edhe nga publiku shqiptar. Premiera erdhi nw skenë me regjinë e Klajd Ymerit, ndërsa udhëtimet e çmendura me fshatarin besnik Sanço Pança të Don Kishotit  janë harmonizuar me skenografinw e Desantila Nikes .dhe muzikën e Kristi Popës.

Në këtë komedi përveç dy aktorëve kryesor Romir Zalla e Gentian Zenelaj luajtën edhe aktorët, Albana Sançolli, Gert Ferra, Amos Zaharia, Laert Vasili, të cilët i kanw dhuruar publikut shumë të qeshura duke krijuar situata komike dhe dramatike njëherësh. 

[gallery]19785[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli