Pritet vendimi për shkarkimin, Meta presion 'Kushtetueses': S'shpëtoni dot nga llogaridhënia! Mprehja e sfurqeve? E provokuar nga PS! Me metaforat të merren gjuhëtarët, jo Kushtetuta

Ilir Meta nuk ka ndërmend ta lirojë zyrën e tij kushdo qoftë vendimi i Gjykatës Kushtuese dukë thënë se Presidenti mbrohet në mënyrë të veçantë nga Kushtetuta. Për të siguruar karrigen e tij, Meta nuk kurseu as presionet e hapura nga anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke u thënë "se do të japin llogari nëse dështojnë në dhënin e drejtësisë". Në një nga 72 pyetjet që i ka bërë Gjykata Kushtetuese ishte edhe vënia në diskutim të vendimeve të saj nga Presidenti. Po kjo nuk kurseu Metën të mos bënte presione të reja nga saj duke thënë se ai ka zbatuar çdo vendim të 'Kushtetueses' , por nëse nuk marrin vendimin e duhur anëtarët e  kësaj gjykate do të japin llogari para konventave ndërkombëtare e Europiane, ku Shqipëria bën pjesë.

"Pyetja: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit, madje as prej vetë asaj. Gjykata ka përballuar një vit pune të intensive, Presidenti ka vënë në diskutim vendimet e saj dhe ka shprehur vlerësime për anëtarët e saj nisur nga vendimmarrjet e tyre. Mendoni se ky qëndrim përfshihet kompetenca dhe të drejtën e shprehjes së kryetrarit të shtetit?

Përgjigje: Presidenti ka zbatuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk ekziston një rast i vetëm që të ketë refuzuar. Në Republikën e Shqipërisë asnjë institucion nuk mund të dalë mbi sistemin e llogaridhënies, përfshirë Gjykatën Kushtetuese. Prandaj edhe në Kushtetutë është parashikuar procedimi disiplinorë dhe për anëtarët e Kushtetueses për të garantuar llogaridhënien e tyre para ligjit.  Gjykata Kushtetuese ka karakter superem por jemi anëtarë të shumë konventave ndërkombëtare e Europiane. Çdo vendim i sistemit tonë gjyqësor që dështon në dhënien e drejtësisë dhe shkakton pasoja serioze për shtetin e shqiptarët, ngarkon me përgjegjësi dhe autoritet që kanë shqyrtuar çështjet jashtë standardeve europiane ", tha Meta në konferencën për mediat.

Një tjetër pyetje të cilës Meta iu përgjigj ishin deklaratat e tij të bëra gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ku kërkonte marrjen e sfurqeve dhe prerjes së duarve kush prek votën. Edhe pse gjatë fushës elektorale Meta trumbetonte me të mëdha duke kërcënuar me prerje dore për këdo që prek votën, kërcënime të drejtuara kundër mazhorancës, sot ai i cilësoi këto deklarata si metafora që kishin ardhur si pasojë e provokimeve dhe propagandave nga partia në pushtet. Duke e kaluar këtë pyetje me ironi, Meta tha se me këto metafora e alegori le të merren gjuhëtarët dhe se nuk mund të merret Kushtetuta.

"Kjo është e influencuar nga propaganda e PS që vijoi me sulmet e pandërprera dhe provokimeve ndaj presidentit. Metaforat janë për t'u diskutuar nga gjuhëtarët dhe jo nga kushtetuta e vendit",  tha Meta.

Një përgjigje Meta e pati edhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, ku u pyet nga Gjykata Kushtetuese lidhur me deklaratat e tij kundër tyre. Teksa theksoi se ka komunikim të shkëlqyer me diplomatët e huaj, Meta shtoi se ai vetëm ka refuzuar ndërhyrjet e disa diplomatëve që kanë vënë në diskutim publikisht dekrete e tij. Me këtë deklaratë ai vuri sërish në shënjestër ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim me të cilën ka pasur përplasej të forta gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

"Presidenti ka një komunikim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare. Kam refuzuar çdo lloj ndërhyrje nga diplomat të veçantë që kanë mbështetur shkelësit e kushtetutës, shkeljet e ligjit, marrjen në mbrojtje të personave në hetim. Ka refuzuar çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë diplomatik", tha ai.

Mes pyetjeve të Kushtetueses ishte edhe se kujt i referohej Presidenti për popullin e 2 Marsit, ku Meta tha se ai "është populli që përfaqëson qytetarët që duan të udhëhiqen nga Kushtetuta, që duan shtetin ligjor, të shohin Shqipërinë të integrohet dhe jo të shohin drejtësinë  e kapur me regji partiake".

Përgjigjet e 72 pyetjeve që i ka bërë Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta tha se do i publikojë nesër në orën 09:00, ndërsa theksoi edhe një herë padinë që do të bëjë në prokurori ndaj Kuvendit, për falsifikim të dokumenteve për procedurat e ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Ditën e sotme u zhvillua seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta, ku pas marrjes së përgjigjeve nga Kuvendi dhe Presidenca për pyetjet që u kishte drejtuar u vendos që vendimi do të jepet brenda 30 ditëve. Po sot Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj tha se Kuvendi shkeli në mënyrë flagrante ligjin, ku falsifikoi dokumentin për të plotësuar afatin 48 orësh që thotë rregullorja e Kuvendit se duhet plotësuar për ta çuar në seancë plenare një vendimmarrje të komisioneve parlamentare. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Meta: S’kam tentuar kurrë të marr kompetencat e qeverisë, Kuvendi synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk është përpjekur kurrë të marrë kompetencat e qeverisë dhe as të kuvendit, por sipas tij ka ndodhur e kundërta. Meta thotë se Kuvendi synon të kapë institucionin e vetëm legjitim, duke iu referuar Presidencës.

“Nesër do të dorëzojmë padi për falsifikimin që ka bërë kuvendit, pasi është e rëndë dhe kriminale, që në Gjykatën kushtetuese kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë një provë gjoja të re të falsifikuar dhe pa ia kërkuar askush.  Presidenti ka qenë mbi palët dhe të gjithë i mbajnë mend kritikat që kam pasur edhe për opozitën për praktikën e bojkotit  nxitja e presidenti për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe respektimin e kësaj ka qenë e evidentuar publikisht, madje edhe paralajmërimi  se nëse opozita nuk nënshkruante marrëveshjen e 45 qershorit, zgjedhjet do të bëheshin pa të. A keni respektuar betimin? presidenti ka ndërmarrë iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve në kuadër të integrimit, ka marrë iniciative për të shmangur përplasjen. Edhe gjatë pandemisë u morën iniciativa në funksion të paqes për të shmangur që pandemia të kthehej në diktim polikë.

Vetëpërmbajtja i Presidentit, ka qenë karakteristikë e sjelljes së Presidentit. Presidenti ka ndërtuar një rol bashkëpunues me institucionet e tjera. Nuk ka tentuar asnjëherë të marrë një kompetencë të qeverisë. E kundërta ka ndodhur. Nuk ka tentuar të marrë asnjë kompetencë të Kuvendit, e kundërta ka ndodhur. Gjithmonë ka qenë Presidenti që ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për të shmangur konfliktet. Presidenti është vendosur gjithmonë përpara faktit të kryer. Vetëpërmbajtja është relative. Presidenti ka komunikuar çdo shqetësim, që nga kthimi i ligjeve, deri tek përcjellja e të gjitha denoncimeve. Riktheva ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Ndryshimet e njëanshme sollën polarizim ekstrem dhe dëmtim të procesit zgjedhor. Një pyetje tjetër interesante”, tha Meta.

Ora 20:33
Meta: Kam refuzuar çdo ndërhyrje të diplomatëve të huaj, ka patur nga ata që kanë vënë në diskutim publikisht dekretet e presidentit

Presidenti Meta thotë se ka një komunikim të shkëlqyer me diplomatët e huaj në vendin tonë, por theksoi se ka refuzuar çdo ndërhyrje të kërkuar nga ana e tyre.

“Presidenti ka një komunikim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare. Komunikimi është ndërtuar në respekt të plotë të kushtetutës. Ka refuzuar çdo lloj ndërhyrje nga diplomat të veçantë që kanë mbështetur shkelësit e kushtetutës, shkeljet e ligjit, marrjen në mbrojtje të personave në hetim. Ka refuzuar çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë diplomatik.

Ka një marrëdhënie zyrtare me përfaqësitë kryesore të vendit, tonë, veçanërisht për reformën në drejtësi, janë informuar në kohë nga presidenti për përpjekjet e qeverisë për kapjen e sistemit të drejtësisë e GJK. Kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga partnerët ndërkombëtar për sjelljet e tij.  Nuk ka ndërhyrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike, por ka patur diplomatë të caktuar që kanë vënë publikisht në diskutim dekretet e presidentit. E kam ftuar GJK që nëse si GJK keni ndonjë pretendim zyrtar nga ndonjë përfaqësi e huaj në vendin tonë lidhur me sjelljet jo korrekte të presingët lutemi na bëni me dije dhe do iu vijnë materiale plotësuese”, tha Meta.

Ora 20:27
'Mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora', Meta: Influencim nga sulmet e PS! Pse shqetësoheshin nëse nuk synonin të preknin votat?

Duke publikuar disa prej pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjeve të tij, Presidenti Ilir Meta është ndalur edhe te deklaratat e tij me 'mprehje sfurqesh e  sëpatash' para zgjedhjeve të 25 prillit.

"Mprehja e sfurqeve, kush prek votën i pritet dora? Kjo pyetje mund të jetë e influencur nga propaganda e PS që vijon sulmet e pandërprera ndaj presidentit. metaforën janë për t'u diskutuar nga gjuhëtarët dhe jo nga kushtetuta e vendit. Fushata e 2021 u tensionua në mënyrë ekstreme ku pasi shumë situata të rënda provokative dhe vetëm presidenti ishte ia që mbajti qëndrime për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe parandalimin e  pasojave. Pse duhej të shqetësohej macxhoranca për përmendjen e sfurqeve, nëse ajo nuk synonte të prekte votën më 25 prill. Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv kur fushatat zgjedhore përgjaken, do të thotë se kërkon t'i shërbejë shtetit të dhunës. Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv para shpërdorimit të parave publike për blerjen e votës do të thotë që është pro varrosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Shembujt nuk mungojnë. Në Rumani, Presidenti iu bashkua protestës për një ligj, që lidhej me konfliktin e interesit dhe ai deklaroi se veprimi i qeverisë ishte fillimi i një grushti shteti që duhej ndalur. Te ne lihej si ai miratoheshin çdo seancë në Kuvendin tonë njëpartiak. Ky presion detyroi qeverinë rumune të tërhiqte ligjin dhe askush atje nuk guxoi të hetonte Presidentin. Në Shqipëri Presidenti është përballur me situatë shumë më të rëndë se atje sepse cenohej drejtpërdrejtë Kushtetua", tha Meta.

 

Ora 20:27
A do e lirojë zyrën nëse shkarkohet? Meta ja 'plas' të qeshurës: Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta

Teksa Gjykata Kushtetuese do të shpallë pas një muaji vendimin për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President, ky i fundit nuk duket i shqetësuar mbi këtë fakt. I pyetur nëse do lirojë zyrën nëse shkarkohet, Meta nuk e 'kurseu' të qeshurën, teksa tha se Presidenti mbrohet në mënyrë të veçantë nga Kushtetuta.

"Pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo sekondë në shërbim të Popullit të Shqipërisë dhe presidenti që ta dini mirë ju, ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta, jo rastësisht sepse Presidenti është kreu i shtetit dhe garanti dhe mbrojtësi i interesave më të mëdha shtetërore dhe duhet mbi 2/3 për ta shkarkuar Presidentin. Kushtetuta e thotë qartë se Presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, tradhtia ndaj Atdheut, shkarkohet. Arsyeja pse është nxitur ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e Atdheut, Në Gjykatën Kushtetuese do të shkojnë çështje më të rëndësishme", tha Mera.

Ora 20:13
Meta: Posterat e PS gjatë fushatës elektorale ishin sulm i drejtëpërdrejtë ndaj presidentit

Presidenti Ilir Meta në përgjigje të pyetjeve që i janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese, thotë se Edi Rama e ka krahasuar kreun e shtetit gjatë fushatës elektorale me kandidaten Etilda Gjonaj. Ai shton se posterat  epërdorur nga PS me figurën e Metës janë në shkelje të ligjit.

"Presidenti ka pasur në vijimësi një qëndrim të qartë. Presidenti ka ndërmarrë iniciativa drejtuar palëve për të bashkëpunuar për zbatimin e reformës në drejtësi. Ka ndërmarrë iniciativa për nxitur bashkëpunim mes palëve dhe për të shmangur përplasjet. Këto janë fakte publike. Edhe gjatë situatës së pandemisë presidenti ka marrë iniciativa në funksion të paqes duke mbledhur në tryezë këshillin e sigurimit. Gjatë periudhës së pandemisë presidenti ka paraqitur platformë gjithëpërfshirëse për angazhimin për çeljen e negociatave.

Iniciativat e presidentit kanë qenë të shumta për të parandaluar konfliktet dhe për të mos ngrirë siç ka ngrirë procesi i hapjes së negociatave. Për kujtesë në datën 10 mars kur PS zhvilloi një aktivitet për të prezantuar kandidatët, kryeministri kur prezantoi Etilda Gjonajn e krahasoi me presidentin duke e cilësuar atë kandidat të opozitës.

Provë e sulmit të maxhorancës evidentohet në fotot, posterat e vendosura nga PS në disa qytete si Durrës dhe Tiranë. Vendosja e tyre ka qenë tregues i qartë i sulmit ndaj presidentit. Posterat e PS ishin sulm i drejtpërdrejt ndaj presidentit dhe në shkelje të ligjit. Në 19 prill denoncuam për të verifikuar autorët e këtyre materialeve fyese", tha Meta.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 07/02/2022 23:59

    Ashtu te lumte, mos u dorezo per lufto me shpate ne dore si skenderbeu per lirine e viles se lalzit..

    Përgjigju
  • Spak usa: 07/02/2022 23:51

    Mos I jepni shum kohe ketij derdimeni, hajdut me doreza I shqiperise dhe I popullit shqiptar por vijini prangat kopukut dhe konfiskojini gjitha pronateur fillojn nga gjiri lalzit e deri ne Angli.

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/02/2022 23:37

    Formati i Ilir Metès, èshtè prototipi i hajdutit ordiner qè pothuaj ia arriti qèllimit tè tij pèr ta kthyer Shqipèrinè nè nevojtoren e tij publike. Duhet tè kesh njè hall tè madh me tjetèrsimin e pronès publike ose private, pèr ti shkuar mbrapa njè palaçoje tè tillè. Na qènkan METAFORA, kèrcènimet e hajdutit? Edhe ato epitetet si KOKÈPALARÈ, metafora ishin? Çlironi Shqipèrinè nga hajdutèt, çlironi institucionet shtetèrore nga ata qè bota e qytetèruar, nuk pranon edhe ti ketè si vizitorè nè shtetin e tyre. Pa shporrur kèta surretèr, Shqipèria i tregon botès vetèm paaftèsinè e saj pèr tè qenè pjesè e kontinentit qè i pèrkasim gjeografikisht.

    Përgjigju
    • Pjeter: 08/02/2022 01:38

      Madje,duhen denuar edhe keshilltaret e tij,atyre ju duhen kerkuar te kthejne mbrapsh edhe pagat qe kan mare padretedisht ngashqiptaret.Shume nga ato te vjellat e presidentit sh.p.k. mbi istitucionet, jane miell i thesit te tyre,sidomos ai BIBILUSHI.Edhe Mona duhet tu kerkoje demshperblim,i moren ne qafe burrin duke e keshilluar keq.

  • emri: 07/02/2022 22:45

    po kafshon gjuhen tani ky llum i llumit, qe ehste sa nje xhuxhmaxhuxh, ishalla e siktresin po pate balls keta gjyqtare se ky dhe gjysmen e lekut pak e ka.

    Përgjigju
  • Red&black: 07/02/2022 21:05

    PSE NUK IA THE GJYKATES KTO "FAKTE"????????????? "TAKE IT LIKE A MAN"

    Përgjigju
  • Gripi: 07/02/2022 20:58

    Arestojeni kete qen te peshtire qe eshte nen ethet e shkarkimit. Konfiskim pasurie te paligjshme dhe shikoni kur ti dalin dhe ketij hemorroidet si ai Dervishi qe ka ne krah. Keshtu e kerkoi lirimin nga burgu ky Dervishi me syze ne 2012, me raport per hemorroidet hahahaha ishte i akuzuar per falsifikim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës