1652531754_Screenshot18.jpg

Presidenti i Finlandës dhe ai rus kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për vendimin e Finlandës për tu bërë pjesë e aleancës së NATO-s.

Presidenti finlandez Niinistö ka deklaruar se gjatë bisedes telefonike me Putinin i ka thënë se çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij.

"Duke u anëtarësuar në NATO, Finlanda forcon sigurinë e saj dhe merr përgjegjësitë e veta. Finlanda e ardhshme dëshiron të merret me çështjet praktike të të qenit fqinj me Rusinë në mënyrë të drejtë dhe profesionale, çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij", është shprehur Niinistö.


Lajmi kryesor:

Presidenti finlandez-Putinit: Duam të bëhemi pjesë e NATO-s! Kremlini: Fundi i neutralitetit është një gabim! Moska i ndërpret energjinë elektrike Helsinkit