Ministrat e Jashtëm të G7 të mbledhur në Gjermani në deklaratën finale kanë theksuar se nuk do të njohin kurrë kufijtë që Rusia po tënton të modifikojë me dhunë. Gjithashtu në takim është nënvizuar se do të shtohen saksionet ndaj Rusisë, veçanërisht në ata sektorë nga të cilët varet ekomomia e saj. Ministrat e jashtëm të G7 i kanë kërkuar Kinës të mos "minojë" këto masa dhe "të mos mbështesë Rusinë në luftën që ka ndërmarrë në Ukrainë”.
Ky grup ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, thanë se duhen masa urgjente për të zhbllokuar furnizimet me drithëra që Rusia i ka bllokuar dhe nuk po lejon Ukrainën t’i eksportojë, e që po kontribuon në thellimin e krizës ushqimore në botë.
Ndërkaq presidenti ukrainas Volodimr Zelensky tha se pas çlirimit gradual të Kharkivit, asnjë territor nuk do të mbetet në duart e armiqve, duke theksuar se asnjë nuk mund të parashikojë fundin e luftës, por po punohet që ky fund të vijë sa më shpejt. Kievi konfirmon se forcat ruse po përqëndrohen në Donetsk e Lugansk, ndërsa vijojnë negociatat e vështira për evakuimin e personave që kanë mbetur në uzinën e Çelikut Azovstol në Maiupol.
Në shenjë hakmarrje për ambicjen e shfaqur pr t’u bërë pjesë e NATO-s, rusia ka ndërprerë furnizimin me energji për Finlandën, që do të kompensojë energjinë e munguar duke importuar nga Suedia. Ndërsa presidenti i Finalndës Sauli Nisito, në një bisede që ka zhvillluar të shtunën me Putin i ka konfirmuar qëndrimin e vendit të tij pro antarësimit në Nato, me qëllim rritjen e sigurisë.
Pas bisedës që zhvilloi dje me presidnetin putin, kancelari gjerman Olaf scholz, tha se ai nuk kishte ndryshuar asgjë nga qëllimet e tij të çmendura për zgjerimin e Federatës ruse. Sipas Scholz si pasojë e qëllimeve të Putin, Rusia dhe e gjithë bota po paguajnë një çmim të lartë, ndërsa theksoi se Putin duhet të kuptojë se e vetmja rrugëdalje është një marrëveshje me Ukrainën
"Hungaria dënon agresionin e Rusisë kundër një vendi sovran. Hungarezët duan paqen, duan dënimin e çdo krimi lufte”, tha Presidentja e re hungareze, Katalin Novak në fjalimin e saj në Budapest, duke folur nga Sheshi i Parlamentit.
Për Presidenten, Hungaria nuk është neutrale, ajo qëndron në anën e viktimave të pafajshme dhe të së vërtetës dhe është kundër ndaj çdo aspirate për një ‘Bashkim Sovjetik’.
“Si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ne pranojmë të gjithë përgjegjësinë dhe detyrën. Hungaria mbështet anëtarësimin e Ukrainës në komunitetin evropian”, tha Presidentja Novak.
“Hija e masakrave të civilëve, pas tmerreve të dokumentuara në Bucha, Borodyanka dhe pjesë të tjera të Ukrainës, i rikthehet luftës, pothuajse 500 njerëz u gjetën në një varr masiv me duar të lidhura dhe një plumb në kokë”, denoncoi Kryepeshkopi i Kievit Sviatoslav Shevchuk, ndërkohë që konflikti vazhdon prej 80 ditësh dhe nuk ka shenja të ngadalësimit.
Përkundrazi, rusët, pasi u detyruan të tërhiqen nga Kharkiv, janë më të fokusuar se kurrë për të fituar kontrollin e plotë të Donbass, por forcat mbrojtëse i rezistojnë dhe i ngadalësojnë ata. Bombat vazhdojnë të bien edhe në fabrikën e çelikut në Mariupol, ku ende po zhvillohen negociata për evakuimin e të paktën të të plagosurve.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka nënshkruar sot ligjin që ndalon partitë politike pro-ruse.
Kjo është një masë e paraqitur në parlament “Rada Verkhovna” (Këshilli Suprem i Ukrainës),më 28 mars, e miratuar më pas nga i njëjti organ më 3 maj me 330 vota pro.
Ndalimi do të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në organet zyrtare, sipas raportimit të Ukranska Pravda.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur gjatë ditës së sotme se vendi i tij nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai tha se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e Aleancës Ushtarake Perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve.
Pavarësisht asaj që deklaroi presidenti turk, Finlanda është "e bindur" se do të gjendet një zgjidhje për të kapërcyer kundërshtimin e Turqisë për hyrjen e saj në NATO, kjo referuar fjalëve të Ministrit të Jashtëm finlandez Pekka Haavisto gjatë takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të NATOS-s në Berlin.
“Lufta në Ukrainë mund të arrijë një ‘pikë kthese’ në gusht dhe të përfundojë me mposhtjen e Rusisë para fundit të vitit”, kjo ishte ajo që deklaroi Shefi i Inteligjencës Ushtarake të Kievit në një intervistë për Sky News.
Gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha se ishte optimist lidhur me trajektoren aktuale të konflikti, që filloi më 24 shkurt.
“Pika e kthesës mund të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e veprimeve aktive luftuese do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjithë territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”, tha Budanov.
Luftime intensive aktualisht po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, ku Rusia aktualisht ka përqendruar forcat e saj, por që nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
Budanov tha se Ukraina di gjithçka për rusët, për të gjitha planet e tyre , madje dhe prej momentit që këto plane bëhen.
Rusia deri më tani ka arritur që të marrë kontrollin e plotë të vetëm një qyteti të madh, Hersonit, dhe ofensiva ushtarake që shumë ekspertë parashikuan se do të ishte e shpejt, ka ngecur, madje me shumë probleme logjistike.
Regjimenti Azov, i cili mbron fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol ka raportuar se rusët vazhduan të sulmonin fabrikën e çelikut me bomba, artileri dhe tanke. Në një përpjekje për të marrë në kontroll uzinën, u mblodhën një numër i madh këmbësorësh.
"Ukrainasit tregojnë për një ‘situatë kritike’, duke deklaruar megjithatë se po arrijnë të zmbrapsin përpjekjet e armikut për t'u depërtuar", kjo raportuar sipas mediave lokale.
Sauli Niinistö, Presidenti i Finlandës, njoftoi ditën e sotme se e kishte telefonuar Presidentin rus Vladimir Putin me të cilin kishte zhvilluar dhe një bisedë lidhur çështjen e anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Unë e informova atë për qëllimin tonë për t'u anëtarësuar në NATO. 'Një bisedë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë', u shpreh presidenti finlandez në një postim të tijin në “Twitter”, gjatë së cilës u ra dakord se është e rëndësishme të shmangen tensionet.
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë.
G7 bëri këtë paralajmërim përmes një deklarate më 14 maj, pas përfundimit të takimit treditor në Gjermani.
Përveç se kërkuan nga Kina që të mos e mbështesë Moskën teksa lufta vazhdon, G7 po ashtu i bëri thirrje Pekinit që të “heqë dorë nga përfshirja në manipulim të informacioneve, në dezinformim dhe mjete të tjera për të legjitimuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
G7 po ashtu i bëri thirrje aleates së Rusisë, Bjellorusisë, që të ndalojë “mundësimin” e përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe të “respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.
Pushtimi i rus i Ukrainës që nisi më 24 shkurt, sipas G7-s, ka “shkaktuar një prej krizave më të rënda të ushqimit dhe energjisë në histori, që tani kërcënon personat më të ndjeshëm në mbarë botën”.
Ky grup, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, po ashtu tha se duhen masa urgjente për të zhbllokuar furnizimet me drithëra që Rusia po parandalon Ukrainën që t’i eksportojë, e që sipas G7-s, po kontribuon në krizën me ushqim.
Vlerësohet se 25 milionë tonë drithëra po pamundësohen që të transportohen përmes porteve të Ukrainës, e cila është një prej eksportueseve më të mëdha të drithërave në botë. Kjo bllokadë duket se ka prekur më shumë shtetet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Ministrat e Jashtëm të G7-s që morën pjesë në takimin në Gjermani po ashtu u zotuan se do të thellojnë izolimin ekonomik dhe politik të Rusisë përmes sanksioneve, duke shtuar se shtetet e tyre po ashtu do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të mbrojtjes dhe ushtarake për Kievin “për aq kohë sa është e nevojshme”./REL
Gjatë bisedes telefonike që ka pasur sot me homologun e tij finlandez presidenti Putin është shprehur se fundi i neutralitetit të Finlandës është një gabim.
"Fundi i neutralitetit të Finlandës është një gabim, siguria e saj nuk kërcënohet", kështu tha Putin gjatë bisedes me presidentin e Finlandës, ndërkohë ka shtuar se kjo do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Rusinë.
Presidenti i Finlandës dhe ai rus kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për vendimin e Finlandës për tu bërë pjesë e aleancës së NATO-s.
Presidenti finlandez Niinistö ka deklaruar se gjatë bisedes telefonike me Putinin i ka thënë se çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij.
"Duke u anëtarësuar në NATO, Finlanda forcon sigurinë e saj dhe merr përgjegjësitë e veta. Finlanda e ardhshme dëshiron të merret me çështjet praktike të të qenit fqinj me Rusinë në mënyrë të drejtë dhe profesionale, çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij", është shprehur Niinistö.
Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në Kaliningrad, një zonë e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.
Sipas shërbimit për shtyp të flotës ruse të Detit Baltik, luftëtarët rusë Su-27 morën pjesë në lojëra luftarake që simuluan një sulm ajror armik në Kaliningrad.
Ajo vjen vetëm disa ditë pasi Suedia dhe Finlanda e afërt treguan dëshirën e tyre për t'u bashkuar me NATO-n.
Më shumë se 10 ekuipazhe Su-27 u përfshinë në stërvitje, të cilat "shkatërruan" avionët e armikut të simuluar, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Ndërsa negociatat vazhdojnë për evakuimin e 60 personave, të lënduarve më rëndë dhe mjekëve nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cituar nga agjencia Interfax, njofton se çlirimi gradual i rajonit të Kharkiv dëshmon se Ukraina "do të mos lëri njeri në duart e armikut”.
Ushtria e Ukrainës thotë se trupat ruse po tërhiqen nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.
Rajoni i është nënshtruar javëve të tëra bombardimesh të forta nga forcat pushtuese.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se rusët po tërhiqeshin dhe po përqendroheshin në ruajtjen e rrugëve të furnizimit, pasi artileria dhe sulmet ajrore u nisën kundër rajonit të Donetskut më në jug.
Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se Ukraina "po hyn në një fazë të re - afatgjatë - të luftës".
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim në qëndrimin e liderit rus Vladimir Putin, me të cilin foli dje për më shumë se një orë.
“Për shkak të idesë së çmendur të Putinit për zgjerimin e perandorisë ruse, si Rusia ashtu edhe e gjithë bota po paguajnë një çmim të lartë”, tha Scholz, duke iu referuar pasojave në tregun e grurit në një intervistë për portalin T-online.
“Putini duhet të kuptojë se e vetmja rrugëdalje është një marrëveshje me Ukrainën”, ndërsa NATO-ja, “jo vetëm që nuk është tërhequr, por është forcuar në krahun lindor dhe Aleanca do të bëhet edhe më e fortë me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”.
Scholz më pas kujtoi se Rusia tashmë ka pësuar humbje më të mëdha ushtarake në Ukrainë sesa në luftën dhjetëvjeçare në Afganistan.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Vladimir Putin të hënën, më 16 maj, gjatë vizitës së tij në Moskë për samitin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).
Kjo bëhet e ditur nga zyra e Lukashenkos, duke shtuar se të dy liderët do të bisedojnë për "zhvillimin e bashkëpunimit dhe punën e përbashkët për zëvendësimin e importeve".
Lufta kundër Rusisë do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit kështu shprehet kreu i inteligjences ushtarake ukrainase.
"Shumica e veprimeve luftarake aktive do të përfundojnë deri në fund të këtij viti," tha ai, duke premtuar se kontrolli ukrainas do të rivendoset "mbi të gjitha territoret e humbura, duke përfshirë Donbasin dhe Krimenë", tha për Sky News Kyrylo Budanov.
"Evropa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh dhe ka frikë nga agresioni i saj. Por ne kemi luftuar Rusinë për tetë vjet dhe mund të themi se kjo fuqi ruse shumë e reklamuar është vetëm një mit", shtoi Budanov.
Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Impianti energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin fqinj.
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO.
Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore "definitivisht" si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë "ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera".
Guvernatori i rajonit Kharkiv në lindje të Ukrainës thotë se forcat e armatosura po i shtyjnë rusët dhe njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Oleh Synyehubov paralajmëroi se situata atje është ende e rrezikshme dhe njerëzit duhet të konsiderojnë sigurinë e tyre përpara se të kthehen.
Rajoni i Kharkiv-it është një nga rajonet më të sulmuara nga bombardimet ruse.
"Kjo tregon se është shumë herët për t'u çlodhur i bëj thirrje të gjithëve që t’i përgjigjen në mënyrë adekuate alarmeve dhe të mos dalin në rrugë pa nevojë”, tha ai.
Rusia ka paralajmëruar se oferta e shumëpritur e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n do të çonte në "militarizimin" e rajonit dhe se Moska do të përgjigjet nëse NATO do të vendoste armë bërthamore pranë kufijve të saj.
Zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko tha se Rusia e di se NATO dëshiron të militarizojë gjithçka që mundet.
Suedia dhe Finlanda pritet të marrin pjesë në një takim të NATO-s sot si të ftuar, me vendimin e tyre nëse do të aplikojnë pritet në ditët e ardhshme.
Kremlini ka kërcënuar një lloj përgjigjeje ndaj një aplikimi të tillë - por ka qenë i paqartë rreth asaj se si mund të duket saktësisht.
Ukraina ka detyruar forcat ruse të tërhiqen nga Kharkiv me sa duket duke fituar betejën për qytetin, sipas një instituti të SHBA-së, shkruan BBC.
Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se “përpjekjet kryesore të armikut janë të përqendruara në tërheqjen e njësive të tij nga qyteti i Kharkiv”.
Ndërkohë, gazetarët e Reuters thonë se qyteti verilindor ka qenë i qetë për rreth dy javë. Por Moska ende po bombardon zonat e afërta, megjithatë – duke përfshirë Dergachi, rreth 10 km në veri të Kharkiv. Gjithashtu sipas raporteve nga mediat ruse, forcat pushtuese goditën një depo armësh në rajon.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat e Ukrainës po bëjnë gjithçka që është e mundur për të çliruar vendin.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Rusia nuk ka synime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë të cilat kanë vendosur ti bashkohen aleancës së NATO-s por kjo sipas tij nuk do të mbetet pa përgjigje politike dhe se është ende herët për të folur për vendosjen e forcave bërthamore ruse në rajonin e Baltikut.
“Rusia nuk ka synime armiqësore në lidhje me Finlandën dhe Suedinë por Finlanda dhe Suedia në NATO nuk do të mbeten pa një reagim politik, megjithatë, është shumë herët për të folur për vendosjen e forcave bërthamore ruse në rajonin e Balltikut nëse ato i bashkohen NATO-s", tha ai.
Më shumë se 50 shtëpi në rajonin e Luhanskut të Ukrainës janë shkatërruar nga granatimet ruse, ndërsa luftimet vazhdojnë të zhvillohen rreth një brezi qytetesh industriale në zonë.
Shtëpitë ishin të vendosura në zonën përreth Popasna dhe Lysychansk.
"Ata nuk kanë nevojë për njerëzit dhe shtëpitë e tyre, ata kanë nevojë vetëm për territorin që armiku e kthen në shkretëtirë," tha Hayday një zyrtar ukrainas, duke shtuar se dhjetë sulme të armikut ishin zmbrapsur në rajonet Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit.
Rusët duket se kanë bërë pak përparim në terren pasi konsoliduan kontrollin e tyre mbi Rubizhne në fillim të kësaj jave.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se gjatë ditës së sotme Ukraina rimori gjashtë vendbanime. Janë 1015 gjithsej që nga fillimi i konfliktit në shkurt.
“Ne rivendosim energjinë elektrike, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale", tha Zelensky duke shtuar se nuk do t'i lërë asgjë armikut.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës po heton 41 raste të ushtarëve rusë, të akuzuar për krime lufte. Këtë e bëri të ditur prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova, gjatë një konference për televizionin ukrainas.
"Ne kemi 41 incidente të dyshuara për të cilat do të jemi gati të shkojmë në gjykatë. Të gjitha kanë të bëjnë me nenin 438 të kodit penal të Ukrainës lidhur me krimet e luftës, por për lloje të ndryshme të krimeve të luftës. Ka bombardime të infrastrukturës civile, vrasje të civilë, përdhunime dhe plaçkitje”, tha Venediktova.
Aktualisht është e paqartë se sa nga të dyshuarit do të gjykohen në mungesë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se negociatat me Rusinë për nxjerrjen e ushtarëve të fundit nga fabrika e çelikut Azovstal janë shumë të vështira.
"Forcat ruse po bombardojnë vazhdimisht fabrikat e çelikut në portin jugor të Mariupolit, bastioni i fundit i qindra mbrojtësve ukrainas në një qytet pothuajse plotësisht të kontrolluar nga Rusia pas më shumë se dy muajsh rrethimi," tha Zelensky.
Presidenti ukrainas në fjalën e mbajtur nga Kievi ka ripërsëritur edhe njëherë akuzat ndaj Moskës që sipas tij po nxit një kaos dhe po provokon një krizë ushqimore në botë. Zelensky tha se askush nuk mund ta parashikojë sa mund të zgjasë lufta por që vendi i tij po bën çdo përpjekje për të cliruar tokën e tyre.
Duke ju referuar faktit se deri më tani në Kiev janë rihapur 37 ambasada të huaja të cilat u larguan për shkak të luftës Zelensky tha se sot Ukraina është më e fortë se kurrë.
"Kjo është provë se Ukraina është e fortë dhe ka perspektiva ndryshe nga Federata Ruse. Unë kam besim se ambasadat e tjera do të kthehen së shpejti në kryeqytet", tha Zelensky.
Ai u shpreh se beson që kompanitë ukrainase do të jenë gjithashtu në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre, megjithëse në zona të sigurta
"Sigurimi i vendeve të punës dhe përshtatja e aktivitetit ekonomik me kushtet ekzistuese është gjithashtu një punë e shkëlqyer për mbrojtjen, për të ardhmen tonë", u shpreh Zelensky.
SHBA mund do të vendosë sanksione ndaj bankave të huaja që ndihmojnë Rusinë t'i shmanget sanksioneve.
"Nëse i ofroni mbështetje materiale një individi ose entiteti të sanksionuar, ne mund të zgjerojmë regjimin tonë të sanksioneve tek ju," tha Zëvendës Sekretari i Thesarit të SHBA, Adewale 'Wally' Adeyemo në një intervistë për New York Times.
"Dua t'ua bëj të qartë këtë vendeve të tjera që mund të mos kenë ndërmarrë veprime sanksionuese: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të veprojnë nëse bëjnë gjëra që shkelin sanksionet tona."
Suedia dhe Finlanda do të marrin sot pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të aleancës që do zhvillohet në Berlin.
Pavarësisht se nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore, të dy vendet pritet të aplikojnë për anëtarësim në përgjigje të pushtimit të Ukrainës dhe kështu janë ftuar të marrin pjesë në takim.
Moska ka thënë se do ta shohë secilin vend që t'i bashkohet aleancës si një kërcënim. Kjo do t'i jepte fund statusit neutral prej dekadash nga Suedia dhe Finlanda që daton nga Lufta e Ftohtë.
Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s. Por të premten, ai u bë i vetmi shtet anëtar që shprehu kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës.
Një sulm me raketa ruse goditi Shtëpinë e Kulturës Derhachi pranë Kharkiv, e cila u përdorej për shpërndarjen e ndihmave. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Vyacheslav Zadorenko, i tha Reuters: "Unë mund ta quaj atë vetëm një akt terrorist. Ata donin të godisnin bazën ku ne ruajmë furnizimet dhe të krijonin një katastrofë humanitare."
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim mbrëmjen e djeshme ku ka folur për situaten aktuale në Ukrainë duke u ndalur tek ajo që edhe ekspertët kanë deklaruar se bllokada në Detin e Zi mund të krijojë një krizë ushqimore globale.
Ukraina eksportonte një sasi të madhe të produkteve bujqësore në mbarë botën para pushtimit rus prandaj Zelensky përsëriti dhe njëherë akuzat se Rusia po e përdor luftën në Ukrainë si një strategji të qëllimshme për të krijuar kaos në botë.
"Zyrtarët rusë po kërcënojnë hapur botën se do të ketë zi buke në dhjetëra vende", tha Zelensky.
"Në çfarë destabiliteti politik dhe flukse migracioni do të çojë kjo? Sa do të duhet të shpenzoni atëherë për të kapërcyer pasojat", shtoi Zelensky duke iu drejtuar drejtpërdrejt udhëheqësve perëndimorë.