Kërkesa të larta për punonjës në turizëm, në Sarandë kurse kuzhine falas! Regjistrohen gratë e papuna: E nisëm me pasion, më pas na u ofrua punë

Nisur nga kërkesat e larta për punonjës në sektorin e turizmit dhe sidomos në restorante e hotele, Zyrat e Punës në Sarandë në bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale "Antoni Athanas" po zhvillojnë kurse profesionale 6 mujore për kuzhinier. Në këto kurse janë regjistruar kryesisht gra, të cilat ishin pa punë dhe trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

“Unë e nisa me një pasion të madh që e kisha dëshirë, ndoqa kursin e kuzhinës në Sarandë dhe mu afrua shumë shpejt dhe vendi i punës. Kursi zgjati 6 muaj”, shprehet Dhurata Zejtani.

“Kam punuar 6 vite si kuzhiniere, por mu dha mundësia për kurs tek shkolla Hoteleri-Turizëm ku kam marr njohur të reja”, tha Rezarta Marku.

“Kur vajta përsëri në punë pas kursit, mora një pagë më të mirë. Kam sugjeruar dhe mikeshat”, tha Arjola Xhaxho.

Nga Janari deri në Dhjetor kanë marrë certifikatat 35 kursante, ndërsa aktualisht ka 20 regjistrime të reja.

“80 për qind e kursanteve janë punësuar në subjekte të ndryshme”, u shpreh Eliana Shkurti drejtuese e Zyrës Punës, duke shtuar se “po shohim perspektivën për të hapur dhe kursin e recepsionin”. 

Vitin e ardhshëm pritet të hapen kurse për profesione të tjera.

“Kemi pasur kërkesa për kurse në estetikë e mekanikë, elektronikë do të shohim mundësinë për të plotësuar dhe këto kërkesa”, shton ajo.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës