Kërkesat e stafit teknik, Vllaznia ‘godet’ në merkato

Kërkesat e stafit teknik, Vllaznia ‘godet’ në merkato

Klubi i Vllaznisë ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit me synim për të përforcuar skuadrën, e cila në gjysmën e parë të sezonit ka patur mjaft ulje ngritje, por që deri diku ka bërë një kampionat afër pritshmërive.

Kështu pas kërkesave të stafit teknik drejtuesit janë vënë në lëvizje duke siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Mevlan Arifi. Lojtari në fjalë ka firmosur për klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë për një periudhë njëvjeçare.

Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe karriera e tij ka kaluar përmes ekipeve të Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës ndërkohë që ka patur edhe dy eksperienca jashtë vendit, pikërisht në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani me Zalgiris.

Me marrjen e këtij futbollisti, shpresojmë që reparti i mbrojtjes tashmë të jetë i plotësuar në organikë dhe shpresojmë që në ditët në vazhdim të plotësojmë edhe repartet e tjera me lojtarët e duhur. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistin Mevlan Adili dhe sëbashku shpresojmë të arrijmë objektivat që kemi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë