Kërkesat në rritje për pasaporta e ID biometrike, zyrat e IdentiTEK të hapura edhe gjatë të shtunave

Kërkesat në rritje për pasaporta e ID biometrike, zyrat e IdentiTEK të hapura edhe gjatë të shtunave

Zyrë e IdentiTEK

Zyrat e aplikimit për karta identiteti apo pasaporta biometrike të kompanisë shtetërore IdentiTEK po përballen me rritje të numrit të rinovimeve.

“Kërkesa për t’u pasur pasaporta dhe ID biometrike ka qenë në rritje këtë sezon veror. Ne kemi punuar edhe gjatë ditëve të shtuna dhe ky menaxhim sjell përmbushjen në kohë të kërkesave të qytetarëve shqiptarë anembanë vendit”, tha Harizaj.

Eda Harizaj, Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë thotë se për t’u ardhur në ndihmë aplikuesve janë krijuar lehtësira për kryerje e procedurës.

“Ne kemi menduar vijimin e procedurave të lehtësuara për aplikime për dokumente biometrike. Çdo shtetas mund të riaplikojë për pasaportë me procedurë të përshpejtuar në çdo zyrë të IdentiTEK pavarësisht gjendjes civile ku janë të regjistruara”, u shpreh Harizaj.

Harizaj thotë se kompania po punon edhe për standardizimin e shërbimeve në organizmat përkatës ndërkombëtar.

“IdentiTEK ka ndërmarrë shumë nisma për përmirësimin e bazës ligjore me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe jemi shumë krenar për marrjen e ISO 27001, një standard ndërkombëtar që certifikon për zbatimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacionit”, tha ajo.

Prej gushtit të vitit të shkuar, IDENTITEK është institucioni që prodhon pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, që përpara se të bëhej shtetërore menaxhohej nga kompania ALEAT./ RTSH

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nesër marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty jo vetëm për Eglin që na sheh nga lart, por edhe për drejtësinë në emër të tij

Nesër marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty jo vetëm për Eglin që na sheh nga lart, por edhe për drejtësinë në emër të tij