Të gjithë ish pronarët duhet të paguajnë deri në 3 mijë lekë të reja, për të aplikuar për kompensimin e pronave. Nërpërmjet një udhëzimi, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka miratuar tarifat e reja që do paguajnë qytetarët për të dorëzyar kërkesën për hapjen e dosjës, për kërkesën për kompensimin në vlerë etj.
Agjencia e Trajtimit të Pronave, gjatë procedurave për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, për të gjitha shërbimet e ofruara prej saj, zbaton tarifat nga 100-3.000 lekë”, - thuhet në udhëzimin e Agjencisë së Trajtimit të pronave.
Tarifat
Për paraqitjen e kërkesës dhe hapjen e dosjes së re të njohjes dhe kompensimit do të paguhet 3000 lekë të reja. Kur do dorëzohet kërkesa për kompensim do të paguhet 2 mijë lekë.
Kur do të dorëzohet kërkesa për kompensim në vlerë për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtime informale, tarifa është 2000 lekë.
Për kërkesat për tjetërsimin e sipërfaqes oborr në përdorim do të paguhet 3000 lekë, ndërkohë që për kërkesat për lëshim kopjeje dokumentacioni të administruar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave do paguhet nga 100-3000 lekë.
Tarifat që do paguajnë ish-pronarët:
a) për paraqitjen e kërkesës dhe hapjen e dosjes së re të njohjes dhe kompensimit 3000
b) kërkesë për kompensim 2000
c) kërkesë për kompensim në vlerë për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtime informale 2000
d) kërkesë për tjetërsimin e sipërfaqes oborr në përdorim 3000
e) kërkesë për lëshim kopjeje dokumentacioni të administruar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave:
- deri në 100 fletë 20 lekë/fletë - mbi 100 fletë 3000 lekë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO