Kovaçi: Nesër bojkot kombëtar! Vetting për pedagogët? Shantazh! Rama: S'ka më rritje rroge! Protestojnë si skutha për të çuar ujin në çorbën e rublave, ‘non gratave’ dhe spiunëve

TIRANË- Në të tretën ditë radhazi, që kur ka nisur viti i ri akademik, pedagogët kanë vijuar bojkotin e dytë, e ndërsa kanë paralajmëruar se dita e nesërme do të shënojnë kulmin, pasi bojkoti do të shtrihet edhe në rrethe. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët, por nga sa Report Tv ka raportuar, nuk ka pasur një “përqafim” të kësaj nisme nga shumica e pedagogëve në qytetet e tjera të vendit. Edhe vetë Sindikata e konfirmon një fakt të tillë, ku kreu i saj Sandër Kovaçi thotë së kjo ka ardhur si pasojë e frikës për shkak të shantazheve që ka pasur nga disa rektorë pa dhënë emra. Sipas kreut të kësaj sindikate, Sandër Kovaçi, pedagogët nuk mundet të shkarkohen nga detyra pedagogët, se pse protestojnë, pasi i mbron ligji.

“Të dashur kolegë, vetëm qëndresa e përbashkët do të mundësojë kthimin e dinjitetit akademik të stafeve tona. Në formën e bojkotit total. Përpara godinës së Universitetit Publik. Ftojmë studentët të japin mbështetje me prezencën e tyre. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë do të bëjë të mundur arritjen e qëllimit tonë që i kemi vënë vetes. Kauza synon zgjimin e shoqërisë shqiptare për probleme të tillë. (...)Janë shantazhet, por dua të them se rektorët nuk kanë asnjë mundësi që të merret masë ndaj pedagogëve. E mbron ligji. Askush nuk pengohet për mospjesëmarrje” u shpreh kreu i sindikatës Sandër Kovaçi. 

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi në takim me rektorët se do të nisin kontrollin e pasurisë së pedagogëve, pasi shumë prej tyre punojnë edhe në privat dhe paguhen sikur të ishin në biznes fason. Nisur nga kjo Kovaçi tha se ky është një proces vettingu i ngjashëm me ata të gjyqtarëve e prokurorëve, e se nuk tregon gjë tjetër përveç se shtantazhin që po i bëhen që të heqin dorë nga protesta.

“Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh”, shtoi ai.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimit për bojkot kombëtar nesër, Rama nga Gjirokastra e ka bërë të qartë se pedagogët nuk do të kenë një rritje tjetër të pagës përveç 7% të premtuar më herët. 

“Nuk mund të dalësh e të bësh protestë dhe të mos bësh mësim, në një kohë që paga është rritur. Pedagogët kanë mundësi të dyta duke punuar edhe në universitete private. Një pjesë e pedagogëve nuk deklarohen nga universitetet private, për këtë çështje do të bëjmë vetting. Bëjnë protesta për të çuar ujin në çorbën e rublave , ‘non gratave’ dhe spiunëve.  Kush po i shantazhon. Të bësh protesta si skuth. Asnjë pakt nuk ka me ta, puna jonë nuk është të bëjmë pakte pas shpinës suaj”- tha Rama.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.

Kërkesat e pedagogëve
  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:20
Protesta e pedagogëve, Rama: Ata që kanë një të SHIK-ut në krye të harrojnë se do të kenë sërish rritje page

 

Ndonëse vijon protesta e pedagogëve, kryeministri Edi Rama theksoi se bnuk do i plotësohen kërkesat për rritje page. Teksa ironizon Sandër Kovacin duke thënë se ‘sindikata drejtohet me një të SHIK-ut’, shton se nuk mund të krahasohen me ata që marrin rroga fikse, ndaj nuk do të merren parasysh nga qeveria.

“Ata pedagogë, sindikatë medemek me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë sërish rritje page, në kushtet kur ju është rritur paga më shumë se të tjerëve se një pjesë ia ka rritur qeveria dhe një pjesë autonomia. Shumë prej tyre kujtojnë se është liri, jo përgjegjësi. Ata që dalin atje ta harrojnë që do kenë rritje tjetër sepse do e kenë zjarrfikëset, tjetrën do e kenë pensionistët, mësuesit, ushtarakët e policët. Për ata, mesazhi im është i thjeshtë: Nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit, as si ushtarakët që merr diçka fikse. Ju e nxirrni një pjesë vetë duke futur universitetin në treg. Ne s’jemi për t’ju bërë llogaritë se pjesa dërrmuese janë në mësim dhe nuk dalin të bëjnë selfie te dera për t’i parë syri çimi”, tha Rama.

Ora 12:12
Pedagogët në bojkot për rritje pagash, auditoret boshatisen nga studentët në universitetin e Elbasanit

Edhe në universitetin e Elbasanit ka vijuar bojkoti i pedagogëve. Sipas tyre ato nuk do të ndalojnë protestat deri në momentin kur t’u plotësohen kërkesat. Në një vëzhgim të kryer nga Report Tv auditorët e universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, janë të braktisura edhe nga studentët.

 

Ora 11:18
Pedagogia në Elbasan: Nuk kërkojmë të pasurohemi! Rama të sqarojë pse është në krizë universiteti, jo të ushtrojë presion

 

Edhe në Elbasan vijon bojkoti i pedagogëve, ndonëse jo të gjithë janë të pranishëm para universitetit. Një pedagoge shprehet se nuk do të rikthehen në auditore nëse qeveria nuk i sheh seriozisht.

“Ne presim që qeveria të vendosë për t’i dhënë zgjidhje kësaj cështje sepse duam që studentët të nisin shkollën. Shkolla nuk mund të ecë normalisht nëse nuk plotësohen kërkesat elementare. Nuk po kërkojmë asgjë më tepër se një rrogë si rajoni. Nëse qeveria do të na shikojë si prioritet duhet të jetë e e angazhuar me ne, nuk mund ta na shikojë si sekondar.

Nëse nuk ka rritje rroge, nuk konsiderohemi si prioritet, si avantazh për shoqërinë e vendin sic konsiderohen universitetet në vendet e tjera. Duhet një rrogë dinjitoze për pedagogun. Ka vite që nuk rriten pagat. Nëse është në krizë universiteti, Rama duhet të japë shpjegim, jo të ushtrojë presion. Ne kemi nevojë për mbështetje, jo për sulme.

Nuk po kërkojmë të pasurohemi. Të gjithë pedagogët janë pro protestës se kanë firmosur peticionin, pavarësisht nga numrat që lëvizin”, tha pedagogia.

Ora 10:53
S’ka bojkot masiv në Korçë, kryetarja e sindikatës: Disa kanë frikë, të tjerë janë dyshues

 

Në Korçë, nuk ka pasur një bojkot masiv të mësimit. Disa pedagogë kanë vijuar që të shkojnë në leksione e seminare dhe për kryetaren e sindikatës. Alba Kreka kjo nuk është një tregues se pedagogët janë të përçarë. Ajo shprehet se disa prej tyre kanë frikë, të tjerë janë dyshues, por ka theksuar se kjo është lënë në ndërgjegjen e gjithësecilit.

“Sot është dita e tretë e protestës, ne jemi këtu përballë sheshit të tre fakulteteve të universitetit Fan Noli, pedagogët kanë frikë, janë dyshues mes faktit të bojkotojnë apo jo. Ata kërkojnë rritje pagash, fakti që procesi mësimor vijon tregon që ndërgjegjja e pedagogut flen, nëse mendojnë se duhet të dalin në protestë le të na bashkohen, në të kundërtën le të vazhdojnë mësimin”, tha Kreka.

Ora 10:47
Kontroll pasurive të pedagogëve, Kovaçi i përgjigjet Ramës: Shantazh ndaj nesh! E pabesueshme kjo ide e tij

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për kontrollin e pasurisë së pedagogëve duke thënë se po bën shantazh ndaj stafeve akademike.

“Nuk i referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësinë e tij për arsimin. Të shoh qartazi arsimin. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. T’i japë dinjitetin financimit të universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër”, tha ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekonomisti: 19/10/2022 17:15

    Nese nuk hapen dege në master në shqiperi ku pedagogu shqiptar të jape mesim në anglisht pra që të kemi student nga Europa lindore apo bota por duhet master të jepet edhe anglisht në shqiperi! Keshtu do kishim me shume të ardhura dhe tarifa në Universitet shqiptwre

    Përgjigju
  • Dory: 19/10/2022 17:14

    Te behet vetingu sa me pare.se te gjithe peta go get Jane me makina e vila. Se nuk te japin asnje provim pa paguar

    Përgjigju
    • Dory: 20/10/2022 02:13

      @Tata ti provinca dhe jeta mos ngaterro kekun me byrekun... Kam studiuar jashte dhe kur kam shkuar une jashte ti i bije maces me luge

    • Tata: 19/10/2022 18:12

      Jo mi Dor sufllaqja, nuk jane se marrin leke per provime, po se nuk jane deshtake si puna jote.

  • Ramut: 19/10/2022 17:06

    Kurve komunist do e shikosh si do te veje puna ne vazhdim. Fis qir patronazhist

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/10/2022 16:23

    Sistemi i degjeneruar i arsimit shqiptar, kèto tezga tè gabit ku krahè rreckave tè pèrdorura shiten dipllomat e "intelektualève tè sè nesèrmes" nga "pedagoge" qè me paraqitjen e tyre, mè tepèr tè kujtojnè personazhet e shèrbimit horizontal sesa idealin e asaj qè quhet simbol i dijes qè meriton respektin qytetar. Unè kam babanè nè shtèpi. Ai èshtè 84 vjeç dhe jeton me 130 mijè lekè tè vjetra pension. Gjysma e kèsaj shume, i shkon pèr ilaçe ndèrsa gjysma tjetèr pèr ujè dhe energji elektrike qè herè e kanè e herè jo. Imagjinoni se çfarè energjie kriminale duhet tè posedosh si "pedagoge" e sistemit arsimor qè paguhet me taksat e tim eti, qè tè kèrkosh paga qè iu pèrshtatkan gjoja edhe vèndeve tè tjera,,,,a thua se kèta karagjozè na qènkèshin llogaritarè tè pedagogève nè shtetet fqinje dhe ditkan egzakt rrogat e tyre? Kètu qelbet peshku nga koka. Nè njè vènd ku cinizmi èshtè metodè qeverisjeje, dhe pasurimi personal me mjete antiligjore, njè gjè qè vlerèsohet nga "shoqèria" si aftèsi personale,,,,,PSE JO? Provojeni o tezgaxhinj,,mbase ia dilni.!!!

    Përgjigju
  • Likja: 19/10/2022 15:13

    Qenka kthyer universiteti me petagog shikas te gazidedes besniket e salah brishes

    Përgjigju
  • Mala: 19/10/2022 14:27

    Keta jane "argate"te Berishes,sherbetorit besnik serb. qe kur e kur kerkon "perkrahje nga "populli" nga i cilui nuk mori besimin,por te hyje ne sherbim qeveritar,po kerkon "besim"per kaos ne Shqiperi.Pedagoget,jane shtresa intelektuale,edhe pse kerkojne "Rritje pagash" qe natyrshem eshte e ndiejshme per cdo kategori edhe per Pedagoget e mashtruar ne sherbim te se keqes dhe shemtise politike kombetare e shteterore.Padagog mos u beni nje ze e nje qendrim per te ligen,te keqe e NON GRATES sic po memdohet te krijohen tollovi e kaos ne Shqiperi,Itelektual;et edhe ne momente te tille,vleresojne,mendojne dhe marrin perfundime qyteteruese ne te miren e popullit dhe shtetit.Kujdes!Ai qe po fundoset,kerkon te kapet per kashtele shpetimi.

    Përgjigju
  • zana: 19/10/2022 13:05

    VETING DO BERE PER TY O EDI RAMA O HAJDUT ORDINER,,,,TE GJITHE ATA QE JANE MARRE ME POLITIKE DUHET TE KALOJNE NE VETING,,,JO PROFESORET TANE QE JANE NDERI I KOMBIT,,KURSE JU EDI RAMA DHE GJITHE GJOJA KLASA JONE POLITIKE ESHTE TURPI I KONBIT.......

    Përgjigju
  • Opionisyi: 19/10/2022 12:58

    Akeni djekur ju sader kovaci ne 97 se ke qene drejtori shiku ne berati po dimali kush e doqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg