Prej ditës së djeshme, pas një takimi të Kryeministrit Rama, opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë folur për “kërcënimin” me veting që sipas tyre, Kryeministri po i bën pedagogëve në vend.

Në fakt, bëhet fjalë për një tjetër keqinformim që vjen nga ana e opozitës, e cila po keqpërdor fjalët e kryeministrit për qëllime politike.

Në këtë takim Rama nuk ka folur për vetting, por për fenomenin e shpeshtë të dypunësimit të pedagogëve, shtet edhe privat, të cilët sipas tij, duhet t’i bëjnë transparente fitimet e tyre në të zezë. Nisur nga lista e pagave që doli, rezultoi e kishte pedagogë në privat që pagueshin si të punonin në një biznes fason, e për Ramën, kjo nuk është aspak e drejtë.

 “E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në universitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt. Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota”, tha një ditë më parë Rama.

Që do të thotë, se teksa kryeministri flet thjesht dhe vetëm për një fenomen të tregut, opozita ka gjetur rastin të keqpërdorë edhe pedagogët për problemet e tyre.