“Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar të Zagorisë në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese!”. Kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama, zërave kritikë që u shprehën se në Zagori do të ketë shpime për naftë, ndërsa më herët protestuan edhe disa banorë. “Nuk bën vaki”, ka përforcuar kreu i ekzekutivit, duke e thënë prerë e qartazi se në Parkun Kombëtar të Zagorisë, e shpallur zonë e mbrojtur nga qeveria, nuk do të ketë shpime naftëkërkuese.
Postimi i Ramës
Deklarata e bërë nga Rama është konfirmuar edhe nga "SHELL". Drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza përmes një deklarate të për mediat është shprehur se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, SHELL nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë. Ai shprehet se kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.
“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”, tha ai.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë amerikane SHELL vjen pas protestës së banorëve të Zagorisë të cilët pretendojnë se në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar po kryhen shpime më qëllim gjetjen e burimeve të naftës. Zagoria është shpallur Park Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive natyrore. Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë. Për më tepër, Zagoria është një zonjë tepër e lakmueshme për turizmin natyror e kulturor.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
13 Janar, 13:28
-
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
13 Janar, 12:58
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47