Kërkime për naftë në Parkun e Zagorisë? Specialistët kundër: Iniciativa dëmton zonën

Nga Valeria Dedaj
Zbulimi i naftës në zonën e Zagorisë dhe punimet nga SHELL për evidentimin e këtyre rezervave ka shkaktuar debate të shumta. Banorët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar shpimet, por edhe arkeologët i kanë cilësuar si gabim me pasoja të rënda kërkimet në Parkun e Zagorisë. Por nga ana tjetër ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama dhe vetë kompania SHELL, që deklarojnë se nuk do të ketë asnjë shpim në Parkun Kombëtar të Zagorisë. Në një tryezë të organizuar sot në Tiranë nga Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Tiranë, arkeologët Neritan Ceka dhe Apollon Baçe shprehin shqetësimin e tyre, për këtë iniciativë 

"Ne po humbasim me shpejtësi shumë të madhe, nuk është vetëm ndërhyrja që e shkatërron, por edhe indiferenca. Rast ka qenë kisha, sot ikën një tjegull, pasnesër një tjetër, derisa ikën e gjitha", tha arkeologu Apollon Baçe.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një zonë që është park kombëtar ku ndërhyrja duhet që të jetë shumë e kujdesshme. Në këtë rast me një ndërhyrje brutale, siç është ajo e kërkimeve për naftën, qoftë edhe në fazën fillestare që  kanë shpime edhe përdorim eksplozivash, të përjashtuar në mënyrë kategorike. Ka një potencial që është studiuar, por nuk bën pjesë në trajtimet që ka bërë qoftë qeveria edhe kompania, në dhënien e koncesionit. Ky aspekt është përjashtuar, që është një nga asetet më të mëdha të kësaj zone. Është ajo që quhet kultura postbizantine me kishat,q ë janë galeri të vërteta artesh, për të thënë edhe fakteve urave që njëra u shkatërrua pikërisht të mungesat të Ministrisë së Kulturës”, deklaroi Ceka.

Banorët e zonës së Zagorisë janë konfliktuar me përfaqësuesit e kompanisë SHELL, ndërsa situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë. Por përball kësaj situate, Kompania SHELL ka reaguar duke thënë se nuk do të ketë asnjë kërkim në zonën e mbrojtur të Parkut të Zagorisë (Lexo këtu).  

Kjo zonë para një viti është shpallur Park Kombëtar me vendim të këshillit të ministrave. Për këtë çështje Rama u shpreh se debati ëhstë i mirëseardhur, por nuk ka asnjë leje për shpime në atë park (Lexo këtu). Ambientalistët edhe anëtarët e forumit gjatë ditëve në vazhdim do të mbajnë tubime, për parandalimin e kësaj nisme, që sipas tyre ka në qendër shkatërrimin e pasurive tona arkeologjike dhe natyrore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen