Kërkimet për naftën, Tirana
përplaset sërish me Athinën

Kërkimet për naftën, Tirana<br />përplaset sërish me Athinën
Tirana zyrtare i ka dërguar notë verbale ambasadorit grek në Shqipëri Leonidas Rokanas, lidhur me planin e qeverisë greke për të kërkuar naftë në detin Jon. 

E përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se në notën verbale derguar te premten, theksohet se ne zonen që mbulohet nga kërkimet përfshin dhe pjesë të shelfit kontinental të vendit fqinj. 

Për këtë veprim të Tiranës, shkruan Kathimerini, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, ka anuluar takimin e planifikuar me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

Veprimi diplomatik i së premtes është i fundit në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Tiranës në lidhje me të drejtën e eksplorimit”, shkruan gazeta greke. 

Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2009, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike, por pa zgjidhur ende vendosjen e kufijve dhe përcaktimin e shelfit kontinental. 

Gjykata Kushtetuese anuloi marrëveshjen pas një kërkese të bërë nga opozita e atëhershme e drejtuar nga Edi Rama. Ndërkohë qeveritë e dy vendeve kanë deklaruar se kanë nisur konsultime për zgjidhjen e një këtij problemi, por deri tani nuk është bërë asnjë hap.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët