ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar, është arrestuar ditën e djeshme në Castellarano të Italisë pas një urdhër-arresti të lëshuar kundër tij nga autoritetet gjyqësore franceze.
Saimir Merdhoqi është dënuar me 3 vite burg nga Franca për një sërë vjedhjesh në banesa, duke u njohur si “hajduti akrobat”, pasi ngjitej edhe në katet më të larta.
Prej ditës së djeshme, Merdhoqi, ndodhet në burgun e Reggios ku u dërgua nga policia italiane për ta ekstraduar në Francë, ku do vuajë dënimin prej 3 vitesh.
Në vitin 2014 në Francë, ishte përgjegjës për një sërë vjedhjesh në banesa, ndaj u dënua por nuk u arrestua për shkak se ishte larguar për në Itali.