/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një 21-vjeçar i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar mbrëmjen e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Rinasit.
Sipas burimeve nga Policia e Korçës mësohet se për shtetasin 21-vjeçar, Samuel Pengu, banues në Korçë, Gjykata e Rrethit Juglindor ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana të cilësuara, mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake".
Sipas Policisë së Korçës shtetasi në fjalë gjatë ditës së djeshme ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Rinasit për t'u nisur për jashtë vendit. Gjatë momentit që Pengu është pikasur nga punonjësit e policisë, si person në kërkim, ndaj të cilit gjykata kishte lëshuar urdhërin e arrestit, efektivët e pikës kufitare Rinas kanë realizuar ndalimin e tij dhe më pas transferimin e tij në paraburgimin e Korçës. Ndërsa sot pritet të dalë në Gjykatë për t'u njohur me vendimin e Gjykatës lidhur me arrestimin e tij. Ngjarja për të cilën akuzohet Pengu daton në janar të vitit 2014
/Shqiptarja.com