TIRANE – Një operacion i gjerë anti-drogë që përfshin Italinë dhe Shqipërinë ka çuar në arrestimin e 3 personave në vendin tonë, të cilët mësohet se ishin të kërkuar nga drejtësia italiane që i kishte dënuar edhe me 5.8 vite burg.
Të arrestuarit janë Sami e Naxhije Osmani (përkatësisht 59 e 54 vjeç) si dhe Eneleida Tonuzi, 33 vjeç. Ata kërkoheshin në Itali që prej vitit 2004 kur në vendin fqinj u sekuestrua 6 kg heroinë dhe 800 gr kokainë.
Ky sekuestrim bashkë me arrestimet e sotme në Shqipëri mësohet se janë pjesë e një operacioni të nisur që në vitin 2002 përtej Adriatikut, të koduar “Babele”. Gjithçka kishte nisur falë disa përgjimeve telefonike nga ku u zbulua se sasi të mëdha droge kaloheshin nga Lombardia në Toscana, Liguria e rajone të tjera të Italisë. Krerët e organizatës kishin kontakte me grupe trafikantësh të drogës në Shqipëri, Gjermani, Hollandë.
Tre personat e arrestuar do të ekstradohen në Itali.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com