Kërkoi 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil, mbetet në ish përgjegjësi i IKMT-së, Sarandë
Ariel Balani dhe Julian Preni
TIRANE- GJKKO nuk pranoi sot zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Julian Prenin, ish-zyrtar i IKMT-së në Sarandë marrë nga kjo gjykatë më 25 prill 2024.
Sot trupi gjykues i GJKKO-së i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani rrëzoi kërkesën e ish zyrtarit të IKMT-së, së Sarandës.
Preni është marrë i pandehur nga SPAK më 26 prill 2024 pasi akuzohet se në muajin mars të vitit 2020, gjatë kohës që ka qenë në detyrën e përgjegjësit të IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.
Në gjyq me Prenin i pandehur është dhe Arjel Balanin, ish-zyrtar i Urbanistikës në Sarandës si dhe vetë personi që ka paguar Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë.
Sipas SPAK Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro.’
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase
17 Janar, 10:41