TIRANË- Gjyqtarja Administrative, Arben Ahmetaj ka rrëzuar një nga paditë ndaj Komisionit të BKH-së për përzgjedhjen e 60 ofecierëve që do të punojnë në FBI-në shqiptare.

Sot është rrezuar në Gjykatën Administrative padia e kandidatit Ardit Elbasani, i cili kërkoi bllokimin e garës për plotësimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Përpos Ardit Elbasanit Komisioni i Vlerësimit në BKH është paditur edhe nga 7 aplikantë të tjerë, të cilët pretendonin se është falsifikuar formulari i garës dhe ata janë skualifikuar nga gara, duke u kualifikuar të tjerë që nuk plotësonin normat.

Aktualisht gara për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së ndodhet në fazën e 4-t, atë të intervistimit, por ky organ i ri i drejtësisë nuk do të jetë i plotë, pasi vetëm 55 kandidatë po vijojnë garë.