TIRANE- Ka përfunduar edhe faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por që në këtë fazë, BKH nuk ka për të qenë e plotë, pasi në intervistë do të shkojnë vetëm 55 kanidatë, nga 60 që kërkon FBI-ja Shqiptare.

Sipas njoftimit të BKH, pas korrigjimit të eseve, vetëm 55 kandidatë kanë marrë pikët e nevojshme, ndërsa 49 të tjerë nuk kanë mundur të kalojnë fazën e tretë të konkurrimit.

Faza e katërt është ajo e intervistës e cila do të zgjasë nga data 13 nëntor deri më datë 21 nëntor dhe do të zhvillohet në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, te godina e Polit të Drejtësisë.

Garën për 60 hetues të BKH-së e kanë nisur 653 aplikantë por rreth 600 u skualifikuan gjatë tre fazava, ku disa prej tyre kanë paditur Komisionin e Përgjedhjes për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

( Kliko këtu ) Lista e plotë