Dy ditë pas arrestimit në flagrancë nga Shërbimi I kontrollit të Brendshëm, Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja mbi ngacmimin seksual të shefit të policisë së Velipojës ndaj shtetases me inicialet R.M, e cila kërkoi mbrojtje për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti I saj.

Në seancën e sotme, e cila zgjati 45 minuta, ndaj Ernest Palukut është marrë masa e sigurisë arrest me burg për konsumimin e veprave penale” shpërdorim detyre” dhe “ngacmim seksual”. Për shkak të sekretit hetimor dhe kallëzimeve intime të shtetases R.M , séanca është zhvilluar pa praninë e familjarëve dhe medias.

Sipas prokurorisë gruaja me inicalet R.M është paraqitur më datë 23 gusht në stacionin e policisë së Velipojës, për kallëzimin penal ndaj bashkëshortit të saj, por është përballur me ngacmimet fizike të Palukut, I cili e ka ftuar atë të kalonin një natë bashkë në një nga hotelet e Velipojës.

Ndërkohë po sipas kallëzimit të shtetases R.M, ai e telefonuar atë disa herë në celular si dhe I ka dërguar mesazhe në adresën e saj të facebook-ut, ku I kërkonte vazhdimisht të takoheshin. Nga hetimet e kryera nga prokuroria rezulton se në celularin dhe adresën e facebookut të shtetases R.M janë gjetur provat që akuzojnë shefin e policisë.

Paluku u arrestua në flagrancë mbrëmjen e të hënës rreth orës 22.40 minuta, nga shërbimi I kontrollit të Brendshëm pranë policisë së qarkut Shkodër.

Pas njohjes së masës së sigurisë arrest me burg, Paluku do të përballet me drejtësinë, ndërkohë që prokuroria e Shkodrës ka nisur punën për zëvendësimin e shefit te stacionit policor të Velipojës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)