SHKODER- Ka mbetur në burg dje shefi i policisë së Velipojë, Ernest Paluku, pasi akuzohet se ka kërkuar favore seksuale emigrantes Rudina M., e cila kishte ardhur për të kaluar pushimet aty. Siç mësohet  emigrantja, kishte shkuar në Policinë e Velipojës për të bërë kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj. Sipas të dhënave, të dielën emigrantja ka qenë në një lokal në zonën e Velipojës dhe në kohën kur ka dalë jashtë ka parë se i ishte gërvishtur makina tip Benz. Ajo i kishte dyshuar se kishte qenë i shoqi që e kishte dëmtuar makinën dhe ai i ishte kthyer duke e rrahur 32-vjeçaren. Kjo e fundit i ishte drejtuar policisë, por Paluku i ka ofruar ndihmë në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të