Policia e Kosovës ka arrestuar sot Ikballe Berisha Hudutin, themeluese e një fondacioni fetar që shprehu pikëllim për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimanit dhe shpërndahu një artikull ku shkruhej se Teherani do të hakmerret. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha se arrestimin e Berisha-Hudutit e ka bërë Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës. “Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, konfirmoi Hoxha për Telegrafin.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale. “Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është arrestuar personi me inicialet I.H., për vepren penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 135. Prokuroria Speciale do të bëjë kërkesë në Gjykatë për shqiptimin e masës që garanton prezencën e saj në procedurë”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
Ao kishte shkruar në Facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë. Ajo kishte shpërndarë edhe një artikull të BBC-së, ku shkruhej se hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian pritet të ndodhë. “Hakmarrja pritet. Një zinxhir veprimesh dhe hakmarrjeje mund të sjellë afrimin e të dy vendeve në një konfrontim të drejtpërdrejtë. E ardhmja e Uashingtonit në Irak mund të vihet në dyshim. Dhe strategjia e Presidentit Trump për rajonin – nëse ka një – do të testohet si kurrë më parë. Philip Gordon, i cili ishte koordinator i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik në administratën e Obamës, e përshkroi vrasjen si pak më shumë se një ‘deklaratë lufte’ nga amerikanët kundër Iranit”, shkruante Berisha-Huduti, duke cituar BBC-në.
ndeshkimi dhe izolimi I te pakendshmeve nga populli dhe mjedisi,eshte preventive e domosdoshme per kohen dhe raportet shoqerore qe kemi dhe ku jemi.Ndeshkone dhe denone maksimalisht,sepse del ne mbrojtje te nje antishqipatri,del ne mbrojtje te veprimit kunder vlerave materiale e shpirterore shqiptareve dhe identitetit kombetr e shtetror te Shqiperise I cili permes personave te tille si kjo, rrezikojne qenien kombetare shqiptare dhe Shqiperine.
PërgjigjuFuteni mbrenda flliqësirën me një denim maksimal 45 vjet!
PërgjigjuPse te futet mbrenda per 45 vjet? Qe te ha ne kurriz te tjereve? Nje plumb kushton disa cent!!!
O shqiptarë Z GJ O H U N I ! Ndëroni emrat! Nuk duam emra osmano-greko-arabë! Shqiptari duhet te kete emra iliresh e arberish shqiptare. Veshjet e shqiptarit jane veshjet e kultures se Arbrit dhe jo veshjet e kultures osmano-greke. Religjonet shqiptarit ia sollen pushtuesit e tij. Mbani veshje te folklorit te Arbrit dhe jo osman-arabe . Kujt i qan zemra për keto fe e keto kultura, te ngrihet te mbledhi leckat e te na leshojë vendin! Mjaft më!
Përgjigju