Kërkoi lirimin për të disatën herë, GJKKO lë pas hekurave ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Kërkoi lirimin për të disatën herë, GJKKO lë pas hekurave ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Fatos Tushe

Ish kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre do të vijojë të qëndrojë në burg. Edhe pse ka kërkuar 4 herë lirimin e tij nga qelia, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar këtë kërkesë duke e lënë në burg.

Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por kërkesa  është rrëzuar nga GJKKO. E njëjta gjë u kërkuar nga Tushe edhe më 13 shtator, por u hodh poshtë nga GJKKO. Ish kryebashkiaku i Lushnjës pretendon se vuan nga zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe se ka kolesterolin e lartë. 

Në seancën e fundit e zhvilluar për Tushen, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit përcaktoi dy mjekë që të nxjerrin një raport përfundimtar mbi gjendjen shëndetësore të tij, për të vërtetuar kështu nëse sëmundjet që ai pretendon i rrezikojnë qëndrimin në qeli, por duket se ende nuk ka një raport përfundimtar prej tyre.

Ndërkohë në burg vijojnë të jenë edhe ish-vartësit e Tushes, si edhe dy biznesmenët, Ibrahim Lami dhe Bujar Murati të arrestuar për favorizim në tendera.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë