Gjykata e Krimeve të Renda e ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Shkëlqim Mirit për zëvendësimin e masës së tij të sigurisë “arrest me burg”.

Miri e kishte kërkuar këtë zëvendësim me pretendimin se vuan nga një sëmundje.

Më 23 janar, avokati i Mirit i kishte kërkuar edhe Gjykatës së Lartë lirimin e klientit të tij.

Sipas argumenteve të avokatit, gjyqtari Miri vuan nga një sëmundje e rëndë tumorale në kokë.

Seanca është zhvilluar pa praninë e Mirit, i cili ndodhet në spitalin e burgut, me pretendimin se vuan nga sëmundja e lartpërmendur. 

Gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të 2017, me akuzën e korrupsionit dhe mos deklarimit të pasurisë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia i gjeti Mirit 34 milionë lekë.

s.k/Shqiptarja.com