Gjykata e Lezhës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Arjan Meli të arrestuar për akuzën e “Mashtrimit”. Meli, nuk ka dhënë detaje në sallën e gjyqit, duke u mjaftuar vetëm me gjeneralitet e tij, ndërkohë avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës që të caktonte një masë të lehtë sigurimi, për shkak se klienti i tij, e ka kryer një veprim të tillë nga shpejtësia dhe padituria, mbi mënyrën e organizimit të mbledhjes së fondeve financiare.
Nga ana tjetër prokurori i çështjes kërkoi në gjykatë që Meli të mbyllet në qeli, me masën e “arrestit në burg”, pasi nëpërmjet një skeme mashtrimi ka dashur të përvetësojë shuma parash dhe euro, duke shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore të tërmetit. I kontaktuar në telefon prokurori tha për gazetën “Shqiptarja.com” se gjykata ka miratuar kërkesën e tij për lënien në burg të Arjan Melit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Meli ka kapur një llogari në euro pranë një banke të nivelit të dytë në Lezhë. Kjo llogari është hapur në emër të 30-veçarit Meli dhe në të janë depozituar vetëm 5 euro nga vetë i arrestuari.
Më pas ka rezultuar se Arjan Meli, ka hapur një profil në rrjetin social “Facebook” me emrin “Rilindje”, duke postuar thirrje sikur ishte Edi Rama, dhe u kërkonte ndihmë shqiptarëve që të kontribuonin financiarisht për banorët e dëmtuar në fatkeqësinë natyrore të Tërmetit që preku Durrësin, Krujën, Tiranës dhe Lezhën. Pikërisht në këto postime, ishte publikuar dhe llogaria bankare e hapur në emër të Arjan Meli, ku ftoheshin qytetarët që të depozitonin në këtë llogari bankare. “…Fatmirësisht rasti në fjalë është kapur shumë shpejt në kohë nga policia dhe asnjë kontribues nuk është mashtrues, pasi llogaria bankare është bllokuar dhe nuk ka pasur transaksione. I vetmi transaksion që është kryer është nga vetë Meli, i cili ka depozituar 5 euro, për të hapur llogarinë bankare…”-tha prokurori.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31