Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nga çështja e statutit të PD-së, Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit! PD gjobitet me 10 mijë lekë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nga çështja e statutit të PD-së, Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit! PD gjobitet me 10 mijë lekë

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për të përjashtuar gjyqtaren Irida Kacerja nga çështja e bashkimit të statutit të partisë. Grupi i Enkelejd Alibeajt e kishte kërkuar shkarkimin me argumentin se mund të paragjykojë këtë çështje, por gjykata e ka rrëzuar, madje i ka vënë grupit të PD-së një gjobë me vlerën 10 mijë lekë. Kjo gjobë është vendosur pasi kërkesa e grupit të Alibeajt është vlerësuar jashtë standardeve ligjore nga Apeli i Tiranës.

Në vendimin e Apelit thuhet se kërkesa e grupit të PD-së është vlerësuar e pabazë pasi nuk ka asnjë provë serioze të paraqitur që do të vinte në dyshim paanësinë e Kacerjas. Apeli ka vlerësuar se mbi gjyqtaren nuk ka asnjë pretendim për konflikt interesi mbi gjykimin e kësaj çështjeje dhe për këtë arsye është rrëzuar edhe kërkesa e PD-së.

"Qartazi konstatohet se mbi gjyqtaren nuk ka asnjë pretendim për konflikt interesi, duke referuar si shkak  përjashtimi marrjen e një vendimi të ndërmjetëm nga ana e gjykatës së apelit, që sipas kërkuesit  afekton edhe zgjidhjen në themel të çështjes.

Në mungesë të një arsye serioze, që do të vinte objektivisht në dyshim paanësinë e gjyqtares relatore, kërkesa për përjashtimin e saj vlerësohet e pabazë", thuhet në vendim. 

Ky vendim i Apelit vjen në një kohë kur çështja e kontrollit të PD-së ka mbetur ende pezull, ndërsa Alibeaj ka trazuar ujërat brenda selisë blu me përjashtimin e katër deputetëve të tjerë nga grupi parlamentar. Grupi i PD-së kërkon të regjistrojë bashkë ndryshimet statutore që janë bërë në kuvendin e 17 korrikut dhe atë të 18 dhjetorit të 2021. Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë 'zhbëhet' Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.

Ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se për çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, që do të japë një vendim i formës së prerë për fatin e Partisë Demokratike.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja