Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën për sigurimin e padisë së aktores Anila Bisha ndaj AKSHI-t dhe Këshillit të Ministrave, ku kërkohej ‘pezullimi’ i ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, derisa çështja të zgjidhet në themel.
Në seancën e kësaj të hëne, përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit dhe të kompanisë “Apel”, i kërkuan gjykatës rrëzimin e kërkesës me argumentin, se kjo do të sillte probleme në ekzekutiv. Sipas tyre, nëse kërkesa për sigurim padie pranohej, atëherë praktikisht gjykata do të pezullonte një ministër.
Pala e paditur u shpreh se vetë aktorja kishte rënë dakord që të përdorej imazhi i saj, çka sipas tyre vërtetohet edhe në një CD që dorëzuan në gjykatë, ku Anila Bisha deklaronte se ishte dakord që imazhi dhe zëri i saj të përdorej për e-Albanian.
Por avokati i aktores, Aranit Roshi sqaroi se ajo ka pasur një kontratë që imazhi i saj të përdorej vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania, dhe se shfaqja e Diellës si ministre, është bërë në shkelje të kontratës.
“Krijimi i avatarit të Ministres Diella është realizuar pa marrë asnjë miratim paraprak të aktores Bisha për përdorimin e të dhënave, madje dhe pa e vënë atë në dijeni”, pretendoi avokati.
Pasi dëgjoi palët gjyqtari Armand Shkurta, vendosi të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë. Tashmë pritet që çështja të kalojë në seancë themeli ku aktorja kërkon dëmshpërblim 1 milion euro për prishje imazhi.
Në padi, gjithashtu theksohet se me situatën e krijuar, aktores “i është sekuestruar çdo e dhënë personale (imazh e zë) që përbëjnë tiparet e jashtme identifikuese të saj, dhe se duke u përdorur në kundërshtim me ligjin, kanë krijuar një dublikatë digjital të saj”.
Ndërkohë në një reagim për Report TV pas vendimit të Gjykatës Administrative, Anila Bisha ka theksuar se nëse nuk gjen drejtësi në gjykatat shqiptare, do e çojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.
Anila Bisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën për sigurim padie të aktores për pezullimin e ministres virtuale “Diella” që ka zërin dhe imazhin e saj.
Pala paditëse pretendoi se kontrata ishte vetëm për asistente virtuale, por ajo është shkelur. Tashmë pritet që çështja të kalojë në seancë themeli ku aktorja kërkon dëmshpërblim 1 milion euro për prishje imazhi.
Në një reagim për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, Bisha është shprehur se nëse nuk do ia dalë me gjykatat shqiptare, do e çojë çështjen deri në Strasburg.
Kjo pasi Bisha pretendon se i janë marrë të drejtat personale për ministren Diella, pa asnjë kontratë.
"Ky është vendimi i gjykatave shqiptare! Mua më përdorën të drejtat personale për ministre pa asnjë kontratë dhe gjykata këtë nuk e merr fare parasysh. Por unë do të vazhdoj padinë time më tej. Nëse nuk ja dal me gjykatat tona, absolutisht çështjen do e çoj në Strasburg!", thuhet në reagimin e aktores Anila Bisha për ‘Studio Live’ në Report TV.


Komente













Ja dhe rasti i radhes per te rrjep ca lek.
PërgjigjuMe mire ajo se politikanët
Kjo mendoj se u be deti kos e ajt ti biem qylit ,,
PërgjigjuPo ty shyqyr te beri Diella te famshme, sepse njiheshe nga nje spekter i ngushte njerezish. Edhe ata qe vijne e shohin teater, te zorshme e kane identifikimin tend, pasi nuk spikat ne role kryesore.
PërgjigjuSpaku ta hetoj pak kte ministren dhe pronat e saj