Kërkoi rikthimin e 'Audit' luksoz, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës

Kërkoi rikthimin e 'Audit' luksoz, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës

Redjan Rraja dhe Kejvina Kthella

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Kejvina Kthellës për rikthimin e makinës së sekuestruar nga GJKKO. Aktualisht makina e Kejvina Kthellës po përdoret nga policia Rrugore.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi më 8 shkurt  kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella.

Në konkluzionet e paraqitura në gjykatë nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës i cili është i dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 në Durrës, theksohet se këto pasuri janë blerë nga Rraja me para që vinin nga veprimtari të jashtëligjshme.

Bëhet fjalë për 5 pasuri të paluajtshme, 3 prej të cilave në emër të bashkëshortes së tij Marsela Çiça. Po ashtu, GJKKO konfiskoi dhe 2 automjete, njëri në emër të Redjan Rrajës dhe një Audi që i është sekuestruar personazhit të shoubizzit Kejvina Kthjella në nëntor 2019. Mes pasurive të konfiskuara është edhe një orë Rolex dhe 2750 euro.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/07/2024 02:39

    Paske mbetur thate moj Kejvinke,nuk paske gjetur akoma nje Rraje tjeter qe te t'a zevendesoje,se Audi eshte vertete makine e mire,por jo aq sa te shpenzosh para per gjyq per t'a rimarre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb