Pas videos së transmetuar në “Stop” ku gjyqtari Fierit Roland Hysi kërkon seks për të dhënë kujdestarinë e fëmijës, një reagim ka ardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. (SHIKO KËTU)
Krimet kanë nisur një procedim penal ndaj gjyqtarit për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
"Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë," - shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.
Përveç Krimeve të Rënda, një reagim lidhur me rastin ka ardhur edhe nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ku shprehej shqetësimin dhe indinjatën e thellë për implikimin e mundshëm të gjyqtarit.
"Shkeljet e rënda të etikës dhe që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe pikërisht këto ishin arsyet që kjo reformë, me të gjithë institucionet e reja të sapo ngritura, të vijojë përpara betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit,"- shkruhet më tej në njoftimin e KLGJ-së.
Në fund, KLGJ ka garantuar se do të bashkëpunojë për verifikimet ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme.
-
Po te arrestojn nqs i jep 500 L policit dhe te bie pika neper gjykata e prokurori per ate 500 Leksh. Ndersa per keto mostrat nuk ka prova te mjaftueshme per ti arrestuar.
Përgjigju -
Veprime proceduriale ??? Po si ka mundesi qe nuk e arrestojne kyt burr legen ??? Ca do prove me shume sesa ajo video ??
Përgjigju -
Ca plerash mban ky Vend.Ca manjaku seksual kafsha plaseni ne burg ket mostren sa pa ja fut ndonji plum njerzit e asaj.Pthuuuu far e keqe bajg.
Përgjigju



Komente
Komento