Më 23 tetor ‘Maratona e Tiranës’, Hysi për Report Tv: Aktiviteti më i madh sportiv, presim 3000 pjesëmarrës nga e gjithë bota! Promovim për Shqipërinë

Më 23 tetor, Tirana do të presë eventin më të madh sportiv ‘Maratona e Tiranës’, ndërsa përfaqësuesi i Bashkisë, Roland Hysi dha detaje në Report Tv për organizimin e saj. Hysi tha se presin 3000 pjesëmarrës nga vende të të gjithë botës, ndërsa theksoi se ky aktivitet është një promovim për Tiranën dhe Shqipërinë

Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, Hysi tha se këtë vit ka më shumë pjesëmarrje duke pasur parasysh që martona nuk është organizuar prej dy vitesh për shkak të pandemisë. Hysi u bëri thirrje të gjithë të interesuarve të regjistrohen, pasi afati është deri ditën e nesërme, ndërsa theksoi se do të ketë 6 çmime për fituesit. 

“Një aktivitet më i madh sportiv. Është një aktivitet që kulmon dhe promovon më së miri Shqipërinë, Tiranën dhe këdo. Jemi të lumtur të mirëpresim garues nga 170 vende të botës. Kemi më shumë pjesëmarrjeje këtë vit. Janë katër disiplina. Nis në sheshin Skënderbej në orën 9. Kemi nga 6 çmime, më datën 22 është martona e hapur, ku marrin pjesë nxënës, prindër. Aktiviteti më i madh është në datën 23. Sot është dita e fundit e regjistrimeve. Është pjesë e 1 mijë aktiviteteve që bashkia zhvillon në kuadër të kryeqytetit europian të rinisë. Itinerari do jetë në rrugët kryesore të Tiranës, është llogaritur në mënyrë të tillë që garuesit ët shohin pikat kryesore të qytetit”, u shpreh Hysi.

Gara do të zhvillohet për 4 kategori të ndryshme, Marathon 42 km, Half Marathon 21 km, Tirana 10 km dhe kategoria “We Too”, për të gjithë personat me aftësi ndryshe. Sigurisht, për fituesit e tre vendeve të para, të secilës kategori, do të ketë edhe një çmim në vlerë monetare.

Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen brenda datës 17 Tetor, dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib në datat 21 dhe 22 tetor 2022 në çadrën e shërbimit përkatës, pranë sheshit “Skenderbej” të ngritur nga organizatorët. Orari i këtij shërbimi do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Qytetarët mund të regjistrohen në faqen zyrtare online të Maratonës së Tiranës www.tiranamarathon.com, në seksionin regjistrohu si dhe në të gjitha pikat e shërbimit të EasyPay në Shqipëri. http://www.easypay.al/vendodhja-e-agjenteve-easypay/.

Rregullat
1-Pjesëmarrja në një nga garat e Maratonës së Tiranës, duke përdorur pajisje të tjera sportive ose transporti me motor nuk lejohet. Çdo lloj pajisje sportive ose transporti me motor, që mund të dëmtojë sigurinë, konkurrencën e drejtë ose shëndetin e pjesëmarrësve apo spektatorëve nuk lejohet në konkurrim. Për shembull, këtu përfshihen biçikletat, patinat, hover board etj.
2- Shoqërimi i pjesëmarrësve me biçikleta, patina in line dhe mjete të tjera transporti ose kafshë nuk lejohet, kjo çon në skualifikimin e pjesëmarrësit përkatës.
3- Në rast të veprimeve që shqetësojnë rrjedhën e duhur të eventit ose që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, organizatori është i autorizuar të ndalojë dhe të skualifikojë personin në fjalë nga gara në çdo kohë.
4- Përgjatë itinerarit të garës do të ketë pika të furnizimit me ujë. Vendosja e tyre do të jetë afërsisht çdo 2 km.
5- -Eventi Maratona e Tiranës do të zhvillohet në të gjitha kushtet klimaterike.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë