Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar ditën e sotme një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme, për zbutje të masës së sigurisë.
Konkretisht Meta, përmes avokatit të tij Kujtim Cakrani, në kërkesën e depozituar në GJKKO, ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë 'arrest me burg' me një masë tjetër sigurie më të butë, si 'arrest shtëpie', 'detyrim paraqitje', 'garanci pasurore' ose 'ndalim i daljes jashtë shtetit'.
Kujtojmë se ditën e djeshme dosja e ish-çiftit Meta-Kryemadhi kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake dhe mes akuzave të të pandehurve për mangësi hetimore.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Të pandehur edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, pasi u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Akuza: Korrupsion
Akuza: Pastrim Parash
Akuza: Pastrim Parash
-------------------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









