Kërkon lirinë, Vangjush Dako del para Apelit të GJKKO-së më 18 korrik

Kërkon lirinë, Vangjush Dako del para Apelit të GJKKO-së më 18 korrik

Me rreth të kuq, Vangjush Dako

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të dalë para Apelit të Posaçëm më 18 korrik 2023, ora 10:00. Dako kërkon nga Apeli i GJKKO-së ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Mbrojtësit ligjorë, kundërshton masën e sigurisë, me argumentin se heqja e lirisë ishte e pa bazuar në ligj dhe prova pasi ish-kryebashkiaku nuk kishte rrezik ikje. 

Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor 2023 me urdhër të SPAK që lëshoi edhe 8 urdhër arreste për 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe ndërtuesin e pallatit për të cilin Dako akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe se gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve. Pavarësisht shpjetimeve të tij, GJKKO e ka lënë në burg ish kryebashkiakun që drejtoi Durrësin gjatë viteve 2007-2019.

Akuzat
Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Durrësit akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.  Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit, kjo jo vetëm nuk u bë por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë. Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

Të akuzuarit në dosjen e SPAK dhe masa e sigurisë

Arrest me burg
Vangjush Dako,
 ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre 2 herë. 
Fiqiri Farruku, administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunimin. 

Arrest shtëpie
Firzilet Hajdëri
Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. 
Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 

Detyrim paraqitje
Diana Dedja
, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. 

Në kërkim
Ermal Lama
, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim.
Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë