Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka zhvilluar këtë të martë Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore ku fillimisht është rizgjedhur kreu i saj Krenar Alimehmeti, i cili merr mandatin e dytë. Në rendin e ditës ishte edhe propozimi për kreun e ri të FSHF-së, pasi këtë vit do të mbahen zgjedhjet. Unanimisht, 45 anëtarët që morën pjesë nga 77, propozuan emrin e Armand Dukës, kreun aktual të FSHF-së që do të kërkojë mandatin e 7-të.
"Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës kanë propozuar si kandidat z. Armand Duka për postin e Presidentit të FSHF-së, që u votua nga të gjithë anëtarët e shoqatës gjatë punimeve të asamblesë. Ndërsa, si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarët e SHRF Tiranë votuan për z. Lutfi Nuriu,"-thuhet në njoftimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për rival të Dukës në këto zgjedhje, ndryshe nga vite më parë kur ka patur edhe shumë kontestime. Në vijim, brenda këtij viti, do caktohet data dhe do të mbahen zgjedhjet e reja.
Komente











Eshte turp qe kwrkon mandatin e shtate Duka.Nuk u ngop akoma apo do nje vkm te kthehet ne pronar te FSHF!
PërgjigjuPse e propozoni kot per nje mandat te 7-te?! Jepini me mire nje fron,nje kurore e nje skepter e keshtu kohen qe do te shperdoronit duke /rizgjedhur/ sulltanin e FSHF e perdornit per dicka tjeter vertet produktive.
PërgjigjuBast që ky sdi si nizet kompjuteri…
Përgjigju