Kërkoi masë më të lehtë sigurie, ish-zyrtarja Alda Klosi lihet në burg! Avokati: Apartamenti i sekuestruar në pronësi të ish burrit! S’ka pse të deklarojë paratë e vëllait

TIRANË- Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit dhe vendosi ta lë në qeli, duke mos marrë parasysh argumentet e ish-zyrtares se duhet të kujdeset për 2 fëmijët dhe nënën e sëmurë. Avokati i Klosit tha se klientja e tij nuk mund të qëndrojë në burg vetëm mbi dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi, që sipas tij prokuroria ende nuk ka prova për ta vërtetuar.

Gjyqtarja Irena Brahimi rrëzoi kërkesën e Klosit e cila nuk ishte e pranishme në seancë dhe vendosi të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e ish-zyrtares duke e lënë në masën e arrestit me burg.

Në hetimet që po kryen prokuroria e akuzon ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt për pastrim parash, fshehje të pasurisë  dhe deklarim të rremë para hetuesve.

Ish-zyrtarja Alda Klosi u mor në pyetje në ambientet e burgut 325, aty ku ndodhet që prej arrestimit. Atje ka deklaruar që 120 mijë euro ia kishte marrë hua vëllai një biznesmeni për kurimin e xhaxhait në Amerikë ndërsa 30 mijë dollarë ia kishin lënë xhaxhai me nusen për arredimin e shtëpisë. Kjo është hera e parë që Klosi pyetet nga oficerët e policisë gjyqësore që prej momentit të arrestimit, pasi Klosi shfaqi edhe probleme kardiake dhe u shtrua disa ditë në QSUT.

Në dëshminë që është marrë të enjten e 16 shkurtit, Klosi i ka qëndruar pretendimeve të mëparshme se pastruesja Rozerta Dobi i ka vjedhur nga shtëpia 120 mijë eurot, ndërsa pjesa tjetër e parave që pastrueses iu gjetën në tubin e aspirimit, 400 mijë euro thotë se nuk janë të saj. Mediat raportojnë se Klosi ka thënë para hetuesve se paratë janë të xhaxhit të saj, ndonëse bie në kontradiktë me dëshminë që i vëllai saj ka thënë në fillim se paratë ia ka marrë ai një biznesmeni.

Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.

E gjitha doli në dritë pasi në apartamentin e Alda Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë u raportua se pati vjedhje. Policia arrestoi si të dyshuar, pastruesen e shtëpisë, Rozeta Dobin dhe djalin e saj si bashkëpunëtor, Havier Dobin, por dëshmia e punonjëses së pastrimit ndryshoi gjithçka. Dobi tha se 120 mijë euro që policia i gjeti në banesë, nuk i ka vjedhur, por se Alda Klosi ia kishte dhënë vetë për t’i fshehur në banesë. Alda Klosi e pranoi para hetuesve se 120 mijë eurot ishin marrë nga shtëpia e saj, të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait me tumor që jeton në SHBA. 

Ajo çfarë thotë prokuroria ka nevojë të verifikohet dhe kjo nuk do të thotë që Alda Klosi të rrijë në burg deri sa të vërtetohen deklaratat e Rozeta Dobit. Qëndrimi i Alda Klosit është bërë publik. Ka pranuar faktin që 120 mijë euro i kishte hua nga vëllai për nevoja të kurimit të xhahxhit të ndjerë në Amerikë dhe 30 mijë euro ishin lënë nga xhaxhai dhe nusja për arredimin e shtëpisë

Një apartament dhe një garazh u sekuestrua nga prokuroria ndërsa të tjera pasuri janë në verifikim për burimin e tyre, por avokati i Alda Klosit Ilirjan Muho, thotë se apartamenti në fjalë është pronë që ish-bashkëshorti i saj e ka blerë pasi janë divorcuar dhe ka lënë të jetojnë fëmijët e tij. Pas arrestimit nga policia Alda Klosi pati probleme me shëndetin, ndërsa ndër argumentet kryesore për një masë më të burë sigurie, ajo paraqet faktin që duhet të kujdeset për 2 fëmijët e mitur dhe nënën e verbër që ka në kujdestari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Avokati i Alda Klosit: S'duhet të qëndrojë në burg, Prokuroria të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit! S'ka detyrim të deklarojë shumë e parave të marra hua nga vëllai

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur për mediat pasi u dha vendimi që ish zyrtarja të lihet në “arrest me burg”. Muho pretendon që nuk ka prova dhe fakte që implikojnë në vepër penale ndaj nuk ka pse të qëndrojë pas hekurave ndërsa kërkoi që Prokuroria të vërtetojë deklaratat e Rozeta Dobit.

Ai u shpreh në dëshminë e saj, Klosi ka pranuar shifrën 120 mijë euro të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait ndaj thekson se nuk ka pse ta deklarojë. Ndër të tjera ka theksuar se 30 mijë euro ia kishte lënë xhaxhai dhe nusja e tij për arredimin e shtëpisë.

“U konfirmua vendimi i mëparshëm. Qëndrimi i Alda Klosit është bërë publik. Ka pranuar faktin që 120 mijë euro i kishte hua vëllai nga një  person tjetër për nevoja të kurimit të xhaxhait të ndjerë në Amerikë dhe 30 mijë dollarë ishin lënë nga xhaxhai dhe nusja për arredimin e shtëpisë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall janë në bashkëpronësi, xhaxhait dhe familjes së Klosit pranë “21 Dhjetorit”, tha Muho .

Muho thotë se duhet të vijojnë hetimet ndaj Klosi duhet të qëndrojë pas hekurave. Po ashtu, për pronat shprehet se akuzohet për një apartament që e ka blerë ish bashkëshorti i saj 3 vite pas ndarjes.

“Prokuroria para disa ditësh ka bërë sekuestro të një apartamenti të regjistruar në emër të ish bashkëshortit të saj që e ka marrë në vitin 2021, pra më shumë se 2 vite e disa pasi ishin ndarë dhe nuk e dimë si mund të akuzohet për pasuritë e tij kur kanë më shumë se 3 vite të ndarë. Në vitin 2018 janë divorcuar dhe Alda Klosit i janë lënë në kujdestari 2 fëmijët e mitur dhe marrëdhëniet me bashkëshortin kanë vijuar të jenë korrekte për hir të fëmijëve. Ajo çfarë thotë Prokuroria është një gjë që ka nevojë të verifikohet. Kjo nuk do të thotë që Klosi duhet të qëndrojë në burg deri atëherë.

Janë 2 vepra penale për të cilat nuk gjenerojnë të ardhura, si fshehja dhe deklarimi i rremë. Klientja ka deklaruar gjithçka ka pasur në pronësi të saj. Shuma e parave të marra hua nga vëllai, nuk ka detyrim të deklarojë për këtë gjë. Në ngritjen e dyshimit se ekziston akuza e deklarimit të rremë flitet për deklarimin e dhënë nga vëllai dhe Alda Klosi që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Klosi s’mund të fajësohet për gjëra të cilën se kanë pyetur. Vëllai është pyetur si u siguruan paratë”, tha Muho .

Sa i përket gjendjes shëndetësore, Muho shprehet se Klosi duhet të jetë nën monitorim të vazhdueshëm.

“Pas ndalimit, Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore, u kurua në QSUT dhe doli në gjendje disi të përmirësuar por duhet të jetë në kontroll të vazhdueshëm sepse ka ndikime për hipertoni”, tha Muho.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/02/2023 01:08

    Na mbushe mendjen o z.avokat! Xhaxhai pa inshurence na shkoka te kurohet ne vendin me sist.shendetsor me te shtrenjte ne bote!Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,xhaxhai nga nje ane merr para borxh per kurim nepermjet vellait te Aldes,nga ana tjeter i paska lene mbeses 30 mije dollare per mobilimin e shtepise,kur ne fakt te gjitha parate duhet t'i ruante per kurim! Dhe jo vetem kaq,por sikur te mos mjaftonte kjo,gjithecka do kompensohej me vone me nje truall qe e kane ne bashkepronesi?! Me te vertete?! Xhaxhai mund te beje c'te doje me pjesen e tij,por perse duhet /te paguajne/ borxhin nipat e mbesat?!Dhe duke ditur numrat qe bejne disa shqipo per te fshehur origjinen e pasurive te tyre,te tundeshme e te patundeshme,motra e ka detyrim deklarimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit