
Foto:Ilir Meta
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi. Relator do të jetë Ilir Panda.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.
Lajmi kryesor:
Ilir Meta mbetet në burg, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë! Avokati gjobitet me 10 mijë lekë











