'Pafajësi ose minimum të dënimit', GJKKO shtyn vendimin për Belerin! Avokatët: Përgjimi u bë pa u regjistruar procedimi! Kokaveshi: Më ka dënuar Zoti

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu vendimin ndaj Fredi Belerit i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën e sotme kërkuan pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.

Mbrojtja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës lexoi për më shumë se 3 orë konkluzionet e saj, ku avokati Geni Gjyzari përmblodhi të gjitha pretendimet e tij në 54 faqe. Fokusi ishte kryesisht tek provat ku kërkoi pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të të gjitha përgjimeve e vëzhgimeve që janë bërë nga Prokuroria e Vlorës, Policia dhe më pas SPAK. Kalimi i çështjes në gjyq sipas tij, për Fredi Belerin e Pandeli Kokaveshin është i pavlefshëm sepse është bazuar në prova që nuk janë marrë konform ligjit. 

“Të gjitha veprimet e policisë janë bërë para se Prokuroria e Vlorës të kishte regjistruar procedimin penal. Dëshmia e Arsen Ramës është e pabesueshme pasi i ka ndryshuar 3 herë deklarimet. U vërtetua edhe në gjykatë se ai është paguar pasi çështja ka ardhur në SPAK. Nuk është vërtetuar se Arsen Rama është takuar me Fredi Belerin, por një person tjetër që ka dëshmuar në gjykatë dhe ka konfirmuar se është ai që shfaqet në pamje. Telefoni i gjetur në një makinë që sipas prokurorisë është e Pandeli Kokaveshit, ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në momentin që është sekuestruar prova, çka ngre dyshime nëse telefoni të jetë i të pandehurit”.

Gjyzari u ndal edhe tek një konstatim i fortë kur tha se Arsen Rama nga datat 8 deri në 12 maj nuk ka qenë në Vlorë por në Himarë, e provuar nga ekspertiza e valëve telefonike, deklarim të cilin e përsëriti edhe në një deklaratë për 

Në seancën e kësaj të mërkure, kërkoi të deklaronte edhe vetë Beleri, por relatori Erion Çela tha se për shkak të tejkalimit të orarit zyrtar dhe koha që i duhet trupës në dhomë këshillimi, seanca duhej shtyrë. Ndërkohë i pandehuri tjetër Pandeli Kokaveshi, të cilit iua ndryshua masa pas arrestimit për shkak të gjendjes së rëndë sjëndetësore, iu drejtua vetëm me dy fjali Gjykatës.

“Më ka dënuar Zoti më shumë se ç’mund të më dënoni ju. Kërkoi që nëse dënohem të merrni parasysh gjendjen time dhe të vajzës time, nëse shpallem fajtor e kam të pamundur shërbimin e provës për shkak të gjendjes shëndetësore”.

Edhe në një reagim për mediet avokati i Belerit ka deklaruar se ky është një proces i paligjshëm dhe se arsyeja se pse ai po mbahet në burg, është për të mbajtur në fakt bashkinë e Himarës.

“Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë.  Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulattet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll”, tha ai.

Vendimi pritet të jepet në seancën e radhës që do të mbahet në datën 5 mars në orën 13:30.

Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/02/2024 12:23

    Ky wc Fredi Qenefi që shet gruan, vajzën, dhe vatanin te jevgjitët grek duhet kalbur në burg gjith jetën. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Kovaçi: 28/02/2024 17:23

    Na kêrkoka dhe pafajësi fashisti i Vorio-epirit. Asnjë ulje denimi per fashistët e Megalloidese. Duhet te paguaj per krimet kunder vendit tone ky pis i ndyre i grekofikuar. Ta marrin vesh dhe te tjeret qe me shqiptaret nuk behet shaka perndryshe do ngrenë veshet edhe spiunet e tjerë grekofil te politikës shqiptare qe e kane mbeshtetur per kryebeshkiak te Himares se Shqiperisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë