Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024, njihuni me trajnerin e Kroacisë! Zlatko Dalic fitoi Superkupën me Dinamon e Tiranës

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024, njihuni me trajnerin e Kroacisë! Zlatko Dalic fitoi Superkupën me Dinamon e Tiranës

Zlatko Dalic me Dinamon e Tiranës

Zlatko Dalic nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Prej tetorit të 2017 ai është në stolin e kombëtares së Kroacisë në futboll, duke e drejtuar vendin në 80 takime dhe ia doli të sigurojë vendin e dytë në Botërorin e 2018 dhe vendin e tretë në Botërorin e 2022. Veç kësaj ai luajti në Euro 2020 dhe është pjesë e Euro 2024 që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Për këto suksese, 57-vjeçari cilësohet si ndër më të mëdhenjtë që kanë drejtuar ekipin kombëtar kroat, për vetë arritjet dhe shifrat.

Trajneri ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë dhe jo vetëm për faktin se fati dhe goglat do e përballin në grupin B të Euro 2024 me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën. Dalic karrierën si trajner me një trofe e nisi pikërisht në Shqipëri, duke drejtuar Dinamon e Tiranës.

Karriera si trajner / Pasi përfundoi karrierën si lojtar në vitin 2000, ai u bë ndihmëstrajner në Varteks. Nga maji 2002 deri në maj 2005, Dalic punoi si drejtor sportiv i klubit dhe gjatë sezoneve 2003–04 dhe 2004–05 ai njëkohësisht veproi si ndihmëstrajner për Miroslav Blazevic. Në maj 2005, ai u emërua menaxher i Varteks dhe në sezonin e tij të parë në krye zuri vendin e tretë në Ligën e Parë të Kroacisë dhe arriti në finalen e Kupës së Kroacisë .

Në ndeshjen e parë të finales, e cila u luajt në Rijeka, Varteks humbi 0–4 nga HNK Rijeka. Në ndeshjen e dytë në Varazdin, Dalic për pak nuk krijoi një sensacion duke e çuar skuadrën drejt një fitoreje 5–1, por ata ishin një gol larg nga ngritja e trofeut.

Në verën e vitit 2007, pas përfundimit të kontratës së tij me Varteks, ai u bë trajner i Rijekës dhe përfundoi i katërti në fund të sezonit 2007–08 . Pasi u eliminua nga Kupa UEFA Intertoto 2008 nga FK Renova, Dalic u shkarkua më 1 korrik 2008 pak para fillimit të sezonit.

Dalja e parë jashtë Kroacisë si trajner i Dinamos në Tiranë

Në sezonin 2008–09, Dalic drejtoi kampionët e Shqipërisë, Dinamo Tirana, me të cilin fitoi Superkupën e Shqipërisë. Ai dha dorëheqjen në shkurt 2009 pasi humbi dy derbi radhazi kundër skuadrave të tjera kryeqytetase Tirana dhe Partizani.

Pas largimit nga Shqipëria ai drejtoi Slaven Belupo, Al-Faisaly, Al-Hilal U-23 dhe Al-Hilal FC, si edhe Al-Ain në Arabi. Tetori i 2017 ishte deçiziv për Dalic, që u përgjigj pozitivisht ftesës për të drejtuar Kroacinë e futbollit. Që prej asaj kohe, pjesa tjetër është një histori.

Ndër tre trofetë e fituar nga ai në karrierën si trajner, një nga këto Dalic e ka ngritur në Shqipëri me Dinamon. Veç kujtimeve nga vendi ynë, Dalic tani kërkon të nxjerrë Shqipërinë janë Euro 2024 duke qenë se janë në të njëjtin grup.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 05/12/2023 22:57

    Kemi ekip te forte por Italia dhe Spanja ta nxjerr golin nga hici ... fati jon i keq Italia .. duhet te kishim ndonje nga playoffet qe te kishim mundesi per vendin e dyte ose te trete me te mire ne grup gjithsesi edhe po u eleminuam te eleminohemi me koken lart dhe me rezultate jo te thella

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 05/12/2023 17:52

    Shqiperia pa filluar ndehjet e Euro 2024 eshte e dale Spanja kampione bote, Italia kampione bote Kroacia nenkampione bote. Shqiperia nuk fitoi me Ishujt Faraoe ne Shqiperi. Fitore per Shqiperine eshte vendi i pare ne grup dhe kualifikimi ne Europian.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë