Një rast i abuzimit me fondet e tërmetit është goditur ditën e sotme nga Policia e Shtetit. Një fondacion me qendër ne Tiranë mashtronte njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti. Nën hetim është vënë drejtuesi i këtij fondacioni, Ajet Shira 27-vjeç.
Ditën e djeshme dy vajza janë kapur në flagrancë duke mbledhur vlera monetare për të prekurit nga tërmeti, në emër të fondacionit.
"Policia evidenton një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit, krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin Ajet Shira, 27 vjeç, banues në Tiranë.
27-vjeçari, duke qënë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi" i kryer në bashkëpunim, pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.
Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia e Shtetit ju fton që për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, të telefononi në numrin 112", njofton policia.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi
19 Nëntor, 16:11
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
Sot ndeshja Shqipëri - Ukrainë, Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
19 Nëntor, 12:16
-
Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje (VIDEO)
17 Nëntor, 22:21
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Prezantohen drejtorët e rinj të policisë në Tiranë dhe Durrës, Ministri u lë porosi: Zbardhni sa më shpejt vrasjet e fundit, rihapni hetimet për ngjarjet e vjetra
16 Nëntor, 10:15
-
Sot në 20:45 Shqipëri - Çeki/ 'Blindohet' Tirana, rrugët që bllokohen dhe kontroll për tifozët! Policia tregon planin e masave
16 Nëntor, 07:53
-
Rinovohen drejtorët e policive në 12 qarqe, ikin të gjithë të vjetrit, vetëm 1 mbijeton! Në Tiranë Elton Alushi zëvendëson Tonin Vocajn (EMRAT)
14 Nëntor, 16:02
-
Emrat e rinj të 12 drejtuesve të policive në qarqe! Ministri porosi vartësve: Zbuloni sa më shpejt autorët e Masakrës së Shkodrës! Bashkëpunoni me SHISH e prokurorinë
14 Nëntor, 13:12
-
Kryepolici Ilir Proda zhvillon vizitën e parë jashtë vendit, zgjedh Kosovën! Takohet me homologun Gazmend Hoxha: Bashkëpunim për goditjen e krimit dhe trafiqeve
12 Nëntor, 14:37
-
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Publikohet lista me 290 emra, 9 prej tyre janë gra
12 Nëntor, 10:10
-
Gara për drejtor policie në qarqe/ Burime: 12 kandidatët me pikët më të larta emërohen drejtues, ikin aktualët! Listën e kryeson Vilson Bala, mbetin jashtë Vocaj e Panganika! Renditja e 38 emrave me pikët e fituara
10 Nëntor, 12:59
Plerat e kombit
Përgjigju