Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku nuk u arrit dakordësia për debat për kërkesat e protestuesve. Balla i tha se opozitës të mbledhë 28 firma për mocionin e mosbesimit për qeverinë, por i pyeti nëse e sjellin dot Sali Berishën si kandidat për kryeministër.
“Jam serioz për ata që janë në shesh. Tha ne emër të protestuesve, partia e Berishës kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë, dhe i kam thënë ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar, nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
PD kërkoi debat në Kuvend për protestën, PS e rrëzon! Balla: të vijnë me mocion mosbesimi e berishën kryeministër! Bardhi: Protestën e diskutojnë në Evropë, vetëm te ne jo









