Kërkuan përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD

Kërkuan përjashtimin e Elisa Spiropalit për 10 ditë nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme, me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit.

Kjo kërkesë u bë nga opozita e Sali Berishës, sipas së cilëve Spiropali, ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit demorkat, Edmond Spaho.

“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali në Kuvend.

Mirëpo, për ‘Etikën’ një deklaratë e tillë nuk është gjuhë fyes, ndryshe nga sa pretendon opozita.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 27/02/2023 17:20

    Ua sa mire pune te mbare zonjes Spiropali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës