Mazhoranca e konsideroi normale seancën e së enjtes krahasuar me kaosin në seancat e shkuara plenare mes rënies së bilbilave, shkuljes së mikrofonave, bllokimit të foltores e vendosjes së audiove zhurmuese. Kështu, grupi parlamentar socialist nuk ka depozituar asnjë kërkesë për përjashtim të deputetëve të opozitës.

Edhe këtë tentativë, socialistët nuk e konsiderojnë përballë bllokimit të mëparshëm të fotltores nga Sali Berisha dhe deputetët e Rithemelimit, disa prej të cilëve janë ende duke kaluar ditët jashtë Kuvendit. 

Por këtë radhë janë demokratët që pas seancës së të enjtes, kanë bërë një kërkesë zyrtare për përjashtimin me 10 ditë të ministres dhe deputetes socialiste Elisa Spiropalit për gjuhë fyese ndaj Edmond Spahos. Firmave për mbledhjen e sekretarit të Etikës dhe marrjen në shqyrtim të kërkesës së opozitës, i është bashkuar edhe Gazmend Bardhi. 

Shkak duket të jetë bërë një ironi që ministrja Spiropali bëri ndaj Edmond Spahos, që nuk ndodhej në seancë për shkak të përjashtimit pas shkuljes së mikrofonit të foltores dhe rënies së bilbilit përreth 6 orëve që ajo seancë zgjati.

“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës.”- tha Spiropali dje.

Ndërkohë, në një tjetër shkresë, deputeti Gazmend Bardhi i kërkon kryeparlamentares Nikolla të anulojë votimin e ligjeve duke vlerësuar se gjatë procesit të votimit mungonte kuorumi me vetëm 63 deputetë, por më herët gjatë seancës kryetarja e Kuvendit iu përgjigjj se në nisje konfirmuan prezencën 74 deputetë.

Seanca e 23 shkurtit nisi me kërkesën e përsëritur të opozitës që mocionin me debat për McGonigal ta zhvillonin atë ditë, edhe pse kryeministri Rama ishte në Japoni dhe ka caktuar 2 marsin për tu përgjigjur para deputetëve. Për mazhorancën, sjellja e deputetëve në Kuvend, dhe atyre që protestuan të enjten para tij, bëhet për Sali Berishën 2 herë non grata, të vënë përballë presionit të luftës së brendshme në PD dhe betejën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Kërkesa e PD për përjashtimin e Elisa Spiropalit

Kërkesa e PD për përjashtimin e Elisa Spiropalit