Kërkuan tërheqjen e kërkesës për anëtarësim, INTERPOL reagon për Kosovën

Kërkuan tërheqjen e kërkesës për anëtarësim, INTERPOL reagon për Kosovën

KOSOVË- Anëtarësimi në INTERPOL po duket një prag i pakapërcyeshëm për Kosovën. Për shkak të situatës politike në vend, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të fillimit të punës së Asamblesë Gjenerale të kësaj organizate, ka kërkuar që të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në vitin tjetër.

Në një përgjigje zyrtare nga INTERPOL-i për Gazetën Express kanë treguar se kanë pranuar dje kërkesën e Republikës së Kosovës për shtyrje të aplikimit për anëtarësim dhe kanë konfirmuar se kjo çështje nuk do të diskutohet përgjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo kërkesë e institucioneve të Republikës së Kosovës për shtyrje të aplikimit kishte ardhur si pasojë e tranzicionit ku gjendet aktualisht vendi, pas zgjedhjeve që janë mbajtur më 6 tetor.

“Më 15 tetor, INTERPOL ka pranuar një letër nga autoritetet në Kosovë se për shkak të ndryshimeve në qeveri, ata dëshirojnë që të shtyjnë aplikimin e tyre për anëtarësim deri në vitin tjetër kur do të mbahet Asambleja Gjenerale e radhës. Bazuar në këtë, kjo çështje nuk do të merret në konsideratë përgjatë punimeve të Asamblesë Gjenerale të 88-të që po mbahen në Santiago të Kilit”, thuhet në përgjigjen për Gazetën Express.

Fillimisht letra e Haradinajt drejtuar zyrtarëve të INTERPOL-it ishte publikuar nga mediat serbe, dhe më pas një gjë e tillë ishte konfirmuar edhe nga vetë zyra e kryeministrit në detyrë.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk jepnin përgjigje, duke thënë se duhet drejtuar te zyra e kryeministrit.
 

Kjo është hera e dytë që Republika e Kosovës zmbrapset nga përpjekja për anëtarësim në INTERPOL, ndërsa hera e pestë që dështon.

Lidhur me përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL, ka pasur një fushatë të egër të Serbisë, shtet i cili lobonte tek të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë, që të mos e përkrahin.

Ndërkohë kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, e ka cilësuar si një fitore të vogël politike.

Asambleja Gjenerale e INTERPOL-it ka filluar punimet më 15 tetor dhe do t’i përfundojë ato sot më 18 tetor./GazetaExpress/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!