Kërkuan ti iknin komunizmit me not, në Korfuz kujtojnë ato që nuk ia dolën dot! Shumica e notarëve nga Anglia

Kërkuan ti iknin komunizmit me not, në Korfuz kujtojnë ato që nuk ia dolën dot! Shumica e notarëve nga Anglia

Notarët të cilët morën pjesë në aktivitet

Në nderim të atyre personave që kërkuan ti iknin regjimit të egër komunist me not dhe nuk ia dolën, është organizuar në Kanalin e Korfuzit një aktivitet bamirësie ku morën pjesë 65 notarë nga shumë vende të ndryshme të botës.

“E di që tentativa për të kaluar andej ka qenë vetëvrasëse, por ka patur njerëz që e kanë tentuar. Sot falë zotit ka ndryshuar dhe ne sot e kemi si një atraksion sportiv dhe jo si një tentativë për t’u larguar nga vendi,”-u shpreh një nga notarët pjesmarrës.

Shumica e notarëve kishin për këtë aktivitet kishin ardhur enkas nga Anglia.

“Unë e kam bërë edhe dy herë të tjera, ndërsa kjo ishte e treta. E bëj me motivim për kauza të tilla sepse është diçka njerëzore. Për më tepër është kënaqësi të notosh këtu,”-u shpreh një notare nga Anglia

“Shpresoj që paratë që do mblidhen nga ky aktivitet të shërbëjnë për të mirën e kësaj zone. Gjatë notimit patëm edhe mundësinë të shohim disa pika historike të vendit,”-tha një tjetër notare e ardhur nga Anglia.

“Kam ardhur specifikisht për këtë udhëtim. Shumica e ne personave që udhëtojmë nga Anglia kemi ardhur për të shërbyer për këto kauza të mira,”-deklaroi një tjetër notar i ardhur nga Anglia.

Organizatorët e këtij eventi ishin nga ‘Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare’ dhe specifikisht nga Auron Tare.

“Ky është viti i pestë që e organizojmë këtë eveniment. Duhet të kalosh kanalin e Korfuzit me not si një lloj tributi për ato njerëz që nuk arritën ta bënin gjatë kohë së komunizmit,”-u shpreh Auron Tare.

Shumica e personave që tentonin ti iknin komunizmit me not vriteshin nga ushtria shqiptare, ndërsa të tjerë mbyteshin për shkak të motit të keq.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK