Pas 4 ditësh nga dorëheqja dhe vetëm pak orë, pasi qeveria firmosi largimin e tij nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Ilir Kerni ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.
 
Ilir Kerni duket se ka pritur vendimin e qeverisë që firmosi zyrtarisht largimin për të reaguar.
 
"Me mund e sakrifica por mbi te gjitha me shume dashuri, falë punës së përkushtuar të secilit prej jush i dhuruam artdashësve brenda dhe jashtë vendit produksione të rëndësishme me emra të mëdhenj të artit botëror" shprehet ai.
 
Ish- drejtori, pavarësisht largimit thotë se lajmi i mirë është se qeveria shqiptare ka vendosur rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
 
Kerni falenderon të  mbështetësit për mesazhet e shumta dhe përkrahjen pas vendimit për largimin nga drejtimi i TKOB.
 
Ilir Kerni të shtunën dorëzoi dorëheqjen, ndërsa sot në mbledhjen e qeverisë u firmos largimi i tij pas 3 viteve në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.


Statusi i Ilir Kernit
Ilir Kerni

d.b/shqiptarja.com