LSI i trembet një pakti PS-PD? Kërpaçi në Report Tv: Boll me marrëveshje qorre, duhet dialog transparent

LSI i trembet një pakti PS-PD? Kërpaçi në Report Tv: Boll me marrëveshje qorre, duhet dialog transparent

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka 'zbuluar' se LSI i trembet një 17 maji të dytë që do të sillte një pakt Rama-Basha pë zgjidhjen e krizës. E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.

"Tani këtu do t’ju jap mendimin tim si e re, si e re jam absolutisht kundër marrëveshjeve qorre, marrëveshjeve të cilat janë në kundërshtim dhe që nuk i shërbejnë qytetarëve shqiptarë, absolutisht nuk mund të vazhdojë vendi jonë dhe e mira e përbashkët e shoqërisë tonë me marrëveshje të cilat bëhen nga dy nga tre, çfarë rëndësie ka sesa palë janë por që nuk janë transparente për qytetarët shqiptarë. Për mua si Floid, për mua si politikane por edhe si e re drejtuese në vend është shumë e rëndësishme që dialogu, marrëveshjet të jenë të hapura të jenë transparentë t”i përfshijnë, të jenë më integritet ku të gjithë aktorët, shoqëria civile, qytetarët të jenë njohës të këtyre marrëveshjeve të këtyre dialogëve dhe të jenë pjesëmarrës dhe të japin verdiktin e tyre sepse këtu nuk bëhet fjalë për dy, tre, katër, pesë persona, këtu nuk bëhet fjalë për pesë, gjashtë apo shtatë drejtues, këtu bëhet e për interesat e tyre por këtu apo për një marrëveshje qorre, por këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, për sesi do të shkojë e ardhmja e integrimit europian të Shqipërisë dhe se çfarë do të bëhet me situatën ekonomike të familjeve shqiptare, këtë gjë duhet ta kuptojmë dhe duhet t”i japim fund marrëveshjeve qorre dhe marrëveshjeve të mbyllura dhe të hapim një fazë të re ku ka dialog, ka integritet dhe përfshihen dhe aktorë të tjerë dhe është transparentë për qytetarët shqiptarë." ka thënë ajo.

Duket se reforma zgjedhore do të jetë edhe pikënisja e dialogut mes shumicës dhe opozitës për kapërcimin e krizës politike në vend, pasi pak ditë më parë kryeministri Rama i shtriu dorën për dialog Lulzim Bashës, ndërsa kreu demokrat dha sinjale pozitive kur tha se kjo cështje është prioritet për PD-në.

Opozita jashtë parlamentare nuk ka anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore, por kryeministri Rama i ka dhënë të drejtën e vetos për kodin e ri zgjedhor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës